Një grua 40-vjeçare: karriera e saj, ora e saj biologjike dhe llogaria e saj bankare. Ajo rrezikon gjithçka për një romancë intensive dhe të fshehtë, me të vetmin person që mund ta shkatërrojë rikthimin e saj.
Klades janë një familje eksploruesish, ndryshimet e të cilëve kërcënojnë të prishin misionin e tyre të fundit dhe më të rëndësishmin.
Një grua lufton për të mbrojtur familjen e saj pasi në shtëpi i hyjnë njerëz me dhunë...
Agjentët e narkotikëve Majk Lauri dhe Markus Benet kryesojnë një task forcë për të hetuar shpërndarjen e ekstazisë në Majemi. Kërkimi i tyre i çon te bosi i rrezikshëm kuban i drogës, Xhoni Tapia, i cili ndihet i paprekshëm. Në këtë ndjekje gjërat komplikohen kur në mes futet motra e Markusit dhe e dashura e majkut, Sidi, agjente e DEA-s...
Një ekuipazh alienësh të vegjël drejtojnë një anije në formën e një njeriu. Teksa përpiqen të shpëtojnë planetin e tyre, alienët përballen me një problem të ri: anija e tyre fiksohet pas një tokësoreje...
Ekuilibri i pushtetit në lidhjet e katër çifteve trazohet kur gratë fillojnë të ndjekin këshillën e librit të Stiv Harvit: Vepro si Një Zonjë, Por Mendo si Një Mashkull, për të marrë më tepër se çfarë duan nga burrat e tyre. Kur burrat kuptojnë se gratë kanë shtënë në dorë “udhëzuesin” e marrëdhënieve, vendosin se mbrojtja më e mirë është sulmi dhe thurin një plan për ta përdorur këtë informacion në interesin e tyre. Le të fillojë beteja e gjinive!