Dy vajza të reja, që kanë të përbashkët një jetë nën hijen e një familjeje shkrimtarësh, përpiqen të zbulojnë veten e tyre dhe dëshirave per të ardhmen, mes problemeve familjare, lidhjeve të gabuara dhe miqësive të reja.
Kur një studente me program shkëmbimi vjen në një vend të vogël të qytetit të Nju Jorkut, ajo sfidon dinamikat e marrëdhënies së familjes mikpritëse dhe i ndryshon përgjithmonë jetët e tyre.
Një shkencëtar i vetëm në Arktik mundohet të kontaktojë me një ekuipazh astronautësh të cilët po kthehen në shtëpi, por nuk dinë gjë rreth katastrofës që ka kapluar globin.
Ana dhe Xhejkob takohen në universitet dhe bien ne dashuri me njëri tjetrin, por kur Ana detyrohet të kthehet në vendlindjen e saj në Angli, bëhet e vështirë të jetosh një lidhje në distancë dhe të dy bashkë përpiqem të ruajnë marrëdhënien e tyre.
Pilotja Amelia dhe shkencëtari Xhejms nisen në një fluturim të jashtëzakonshëm mbijetese me balonë, ku përpiqen të bëjnë zbulime të reja të atmosferës dhe të thyejnë rekordin e fluturimit më të lartë të realizuar nga njerëzit.
Historia e vërtet e Ruth Bejdër Ginsburg, mundimet e saj për të drejta të barabarta
dhe rastet e hershme të një karriere historike që çojnë në emërimin dhe konfirmimin
e saj si Kolege e Gjykatës Superiore të Drejtësisë në SH.B.A.
Gazetari i turpëruar i Nju Jork Times takohet me vrasësin i cili ka vjedhur identitetin e tij. Kjo do të çojë në një seri përpjekjesh për të zbuluar të vërtetën, ndërkohë që Majk e shikon këtë si një mundësi të dytë për karrierën e tij.
Kur Robert Langdoni zgjohet në një spital italian me amnezi, ai bashkohet me Dr. Siena Bruks-in dhe së bashku ata duhet të shpejtojnë nëpër Europë për të penguar një komplot vdekjeprurës botëror.
Filmi tregon jetën e fizikanit të shkëlqyer Stivën Hoking, dhe në veçanti romancën e tij me Xhejn Uajld, me të cilën ishte martuar dhe kishte tre fëmijë.