Riko punon në një fabrikë sallami, si babai i tij. Dashuria e vërtetë që ndien për Sarën, gruan e tij, tashmë është në krizë. Ashtu si dhe vetë Italia... Ndërsa Rikoja është i pakënaqur me punën e tij, ai është me fat që e ka atë punë, ndryshe nga kolegët e tij që pushohen në moshën pesëdhjetë vjeçare. As shoqëria e pastër që ka, nuk mjafton për të zbutur krizën e tij profesionale dhe ekzistenciale që do të goditet nga mashtrimet dhe humbja... A do ta fitojë ai forcën për t’ia nisur sërish nga e para?