Andrea është një djalë i ri ,që në përpjekje për të zbuluar të vërtetat misterioze rreth prejardhjes së tij, bashkëpunon me një agjensi tepër sekrete. Kështu, ai përfshihet në mënyrë të pavullnetshme në një studim shkencor që synon të ndikojë në shqisat njerëzore. Ai dhe të tjerë të piketuar si njerëz me ADN të rrallë dhe aftësi mbi normalen, detyrohen t'i bashkohen programit, që përfshin një trajnim tepër intensiv për të arritur kapacitetin maksimal të aftësive të tyre shqisore, duke marrë e dhënë informacione ndijore edhe pa stimulin përkatës. Nën efektin e drogave stimuluese, Andrea e gjen veten të vendosur në disa skenarë të çuditshëm dhe halucinacone që e bëjnë atë të vihet në dyshim për gjithçka, pa mundur të ndajë realitetin nga bota e simulimeve.
Brenda 24 orëve, tre njerëz u vranë në Londër, të gjithë me emrin Ben Lyk. Skotland Jard vendos që t’i mbledhë të gjithë njerëzit me këtë emër që ndodhen në Londër, derisa të kuptojnë se kush iu është vënë pas dhe përse.
Një mallkim i trashëguar prej brezash prek edhe dy binjakët Rashel dhe Eduard. Çdo natë prania e shpirtrave të paraardhësve të tyre ndihet në shtëpi. Ata kërkojnë zbatimin e tri rregullave nga binjakët: Të jenë në shtrat në mesnatë, të mos lënë të huaj brenda në shtëpi dhe nëse njëri nga ata tenton të arratiset, jeta e tjetrit vihet në rrezik.Një veteran u bë arsyeja pse Rashela filloi të thyente rregullat dhe si rrjedhojë duhet të vuante pasojat.