Pasi është ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të rrezatimit, një shkencëtar, Bruce Banner, shndërrohet në një përbindësh të gjelbër të zemëruar në shenjën më të vogël të konfliktit.
I bazuar në Iliadën nga Homeri, filmi ndjek sulmin ndaj Trojës nga ana e Greqisë së bashkuar dhe vendos fatet e njerëzve të përfshirë.
Ato mund të duken të rrezikshme, por këto krijesa të keqkuptuara të egra kanë zemra prej ari dhe arratisen në kërkim të shtëpisë.
Agjenti federal Aron Falk kthehet në qytetin e tij pas njëzet vjetësh për të marrë pjesë në varrimin e shokut të tij të fëmijërisë. Por kthimi i tij hap një plagë të vjetër tek banorët e qytetit, çështjen e pazbardhur të vdekjes së një vajze adoleshente.
Hana rritet në pyjet e Finlandës nga babai i saj, i cili ka qenë agjent i CIA-s, edukimi i saj ishte i orientuar për ta bërë një vrasëse të përsosur. Tani ajo dërgohet nga i ati në një mision, Hanna udhëton nëpër Evropë, duke i shpëtuar agjentëve të dërguar pas saj nga një operativ i pamëshirshëm i inteligjencës. Ndërsa ajo i afrohet objektivit të saj përfundimtar, Hanna përballet me zbulime befasuese për ekzistencën e saj.
Një gazetari në radio dhe teknikut të tij, u del situata nga duart kur ata kurdisin një skemë për të falsifikuar rrëmbimin e tyre në Amerikën e Jugut, ndërkohë që fshihen në Nju York.
Bazuar në historinë e vërtetë të pas shtatorit të zi, në lidhje me pesë burra të zgjedhur për të eliminuar përgjegjësit e asaj dite fatale.
Oficeri i policisë së Nju Jorkut, Ralf Sarçi investigon një sërë krimesh. Ai bashkon forcat me një prift të pazakontë, i shkolluar për ritet ekzorciste, për të luftuar djajtë të cilët kanë pushtuar njerëzit në qytet.