Aktorët nga të gjithë filmat e "Harry Potter" ribashkohen në një retrospektive speciale për të festuar përvjetorin e filmit të parë, duke përfshirë intervista dhe biseda të aktorëve.
Xho March reflekton dhe kujton jetën e saj duke treguar historinë e dashur të motrave March. 4 motra të cilat duan ta jetojnë jetën e tyre sipas mënyrës se vet.
Adoptimi i përrallës "E bukura dhe bisha", që flet një vajzë të bukur dhe një princ egoist, i cili ishte shndërruar në një bishë të tmerrshme, si rezultat i një magjie. Ata ranë në dashuri dhe magjia u prish.
I frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Një grup adoleshentësh të fiksuar pas famës, Rebeka (drejtuesja), Marku, Niki, Semi dhe Kloi, të njohur si Rrethi i Bizhuterive, përdorin Internetin për të gjurmuar vendndodhjen e njerëzve të famshëm në mënyrë që t’u grabisin shtëpitë. Në viktimat e tyre përfshihen Paris Hilton, Lindsay Lohan, Megan Fox, Rachel Bilson, Adriana Patridge dhe Orlando Bloom.
Kërkimi i dëshpëruar i një gruaje për të dashurin e saj të rrëmbyer që e tërheq atë në Koloninë famëkeqe të Dignidad, një sekt prej të clit askush nuk ka shpëtuar dot.
Ngjarja e cila zhvillohet rreth një djali të mbyllur në vete (Çarli) që sapo ka filluar shkollën e mesme dhe ka vështirësi ne krijimin e shoqërisë, më në fund kupton jetën reale se si duhet funksionuar dhe të gjej vetë-vetën duke ju përshtatur botës reale.
Harri, Roni dhe Hermiona kërkojnë për Horkruset e mbetura të Voldemortit në përpjekjen e tyre të fundit që ta shkatërrojnë Lordin e Errësirës teksa beteja finale do zë vend në Houguarts.
Pasi Harri fillon vitin e gjashtë në Hoguarts, atij në mënyrë të rastësishme i bie në dorë një libër i vjetër me mbishkrimin "Pronë e Princit-Gjakpërzier". Harri fillon që të hulumtoj se kush mund të jetë Princi Gjakpërzier dhe mëson të vërteta shokuese nga e kaluara e Voldemortit, dhe poashtu mënyrën sesi mund të vritet ai përgjithmonë. Ndërkohë, diçka shokuese do të ndodh në Hoguarts.
Me gjithë ato paralajmërime që Lordi Voldemort po kthehet, Harri dhe Dambëlldori do shënjestrohen nga autoritetet e Ministrisë së Magjisë, teksa një burokrate me autoritet Dolores Umbridxh, do të shpallet drejtoreshë në Hoguarts. Harri dhe miqtë e ti themelojnë "Ushtrinë e Dambëlldorit".
Ndërsa Harri garon kundër kohës dhe së keqes për të shkatërruar Horkrukset, ai zbulon ekzistencën e tre objekteve më të fuqishme në botën e magjistarëve: Dhuratat e Vdekjes.
Harri e gjen veten si një konkurent nën-moshë në një turne të rrezikshëm në mes tre shkollave të magjisë. Ai do të përballet me shumë sfida dhe në fund do të ndeshet me armikun e ti të përbetuar, Lord Voldemortin.
Është viti i tretë i Harrit në Hoguarts: Jo vetëm që do ketë telashe për të, por do të ketë dhe një mësues të ri në lëndën e “Mbrojtjes kundër Arteve të Errëta”. Vrasësi që kishte qenë i burgosur, Sirius Blleku ka ikur nga Azkabani (burgu i magjistarëve), dhe tani është në ndjekje të Harrit.
Pasiqë Harri injoron paralajmërimet që të kthehet në Hoguarts, ai do të përballet me një seri sulmesh misterioze dhe me një zë të çuditshëm që do ta ndjek atë kudo që të shkoj.