Historia e shkencëtarit amerikan, J. Robert Oppenheimer, dhe roli i tij në zhvillimin e bombës atomike.
Një nënë beqare e varfër por ambicioze ka një mundësi fitimprurëse në shitjet e barnave, por sa larg do të shkojë ajo për ta kthyer një ilaç të ri në sukses?
Bazuar në udhëtimin e parkut të Disneyland, ku një varkë e vogël lumi kalon një grup udhëtarësh nëpër një xhungël të mbushur me kafshë dhe zvarranikë të rrezikshëm, por me një element të mbinatyrshëm.
U RREGULLUA! Pas ngjarjeve të frikshme në shtëpi, familja Abot duhet të largohet nga streha e tyre. Të detyruar të dalin në botën e jashtme, ata kuptojnë se krijesat që ndjekin zhurmat nuk janë rreziku i vetëm.
Një fermere kokëfortë, Rozmari Maldun, është e vendosur t’i fitoje zemrën fqinjit të saj, Antoni Reilit. I tronditur nga planet e babait të tij, Tonit, për t’i shitur fermën familjare nipit të tij amerikan dhe nga një "mallkim", nga i cili mendon se "vuan", Antoni është i hutuar në rrugën e ndjekjes së ëndrrave të tij, në këtë përrallë komike, prekëse dhe tepër romantike.
Një grua e ndarë bëhet pjesë në një hetim për njerëz të humbur i cili do t'i trondisë jetën...
Si trashëgimtarja e vetme e Mbretit të Anglisë Uilliam, Viktoria adoleshente ndihet e zënë në kurth nga makinacionet politike të vetë familjes së saj. Mamaja e Viktorias do që ajo të firmosë një urdhër Regjence, ndërkohë që xhaxhai i saj në Belgjikë bën skemën e martesës së monarkes me Princin Albert, njeriu që do jetë dashuria e saj e jetës.
Dekada pas vizitës së saj origjinale, dadoja magjike kthehet për të ndihmuar përsëri Benksat dhe fëmijët e Majkëllit në këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre.
Një agjente e FBI-së e cila beson në ideale vendoset në një task forcë të emëruar nga qeveria për të luftuar kundër trafikantëve të drogës në kufirin SHBA-Meksikë.
Lorenc Talbot, një fisnik i përndjekur nga demonët e së kaluarës, kthehet në pronën e familjes së tij pas zhdukjes së të vëllait. I ribashkuar me babain e tij të distancuar, Talboti fillon të kërkojë vëllain, dhe zbulon një fat të tmerrshëm për veten e tij. Fëmijëria e Talbotit përfundoi natën që i vdiq e ëma. Pasi u largua nga Blekmuri i fjetur, kalon dekada duke u përpjekur të harrojë. Por kur e fejuara e vëllait të tij, Guen Konlif, e gjurmon për ta ndihmuar me vëllain e tij të humbur, Talboti kthehet në shtëpi për t’iu bashkuar kërkimit. Ai mëson se diçka me një forcë brutale dhe një etje të papërmbajtshme për gjak është duke vrarë fshatarët, dhe se një Inspektor i çuditshëm i Skotland Jardit i quajtur Aberlajn ka ardhur për të hetuar.
Edge of Tomorrow” zhvillohen në të ardhmen, në të cilën një racë alienësh kanë sulmuar Tokën me një ushtri të pathyeshme nga asnjë ushtri. Togeri William Cage (Tom Cruise) është një funksionar ushtarak pa asnjë përvojë lufte që gjendet I katapultuar në një mision vetvrasës. Cage në fakt vritet vetëm pak minuta pasi fillon luftimi, por më pas e gjen veten të hedhur në një qark rrethor që e detyron të përjetojë të njëjtën betejë fatale vazhdimisht duke e bërë edhe të vdesë vazhdimisht. Por pas cdo beteje, Cage bëhet gjithnjë e më I zoti në luftën ndaj kundërshtarëve në sajë edhe të ndihmës që i jep ushtarja e forcave speciale, Rita Vrataski (Emily Blunt). E ndërsa Cage e Rita luftojnë së bashku kundër alienëve,duke u bërë gjithnjë e më të fortë, përsëritja e cdo beteje përfaqëson një hap përpara drejt mundjes përfundimtare të kundërshtarëve. Filmi aksion është një përshtatje kinematografike e romanit me të njëjtin titull shkruar nga Hiroshi Sakurazaka dhe ilustruar nga Yoshitoshi Abe.
Në të ardhmen, edhe pse udhëtimi në kohë është i mundur, përdorimi bëhet vetëm në mënyrë të jashtëligjshme. Kur mafia kërkon të eliminojë dikë, ata e dërgojnë viktimën 30 vjet pas, ku një vrasës me pagesë si Xho e ekzekuton menjëherë. Jeta për Xho, po shkonte më së miri, derisa mafia vendos se ai vetë duhet eliminuar dhe për të përfunduar `punën` kanë dërguar veten e tij nga e ardhmja...
Një politikan dhe një balerinë janë të dashuruar, por marrëdhënia e tyre ndikohet nga një forcë misterioze që përpiqet t'i mbajë të ndarë.