Kur një vendbanim paqësor në buzë të një hëne të largët e gjen veten të kërcënuar nga ushtritë e një force sunduese tiranike, një i huaj misterioz që jeton mes fshatarëve të tij bëhet shpresa e tyre më e mirë për mbijetesë.
Flet për Vinsin, një ish-yll i dëshpëruar i muzikës pop, i cili ëndërron të rikthehet.
Një bashkëpunim i çuditshëm me bateristin e ri autik, Stivin, krijon një miqësi të papritur
mes dy muzikantëve të keqkuptuar.
Kelly hynë fshehurazi në shtëpinë e të dashurit, por sonte ajo nuk është e vetmja vizitore e paftuar. Situata del jashtë kontrollit dhe shtëpia periferike kthehet në një skenë të tmerrshme dhune.
Historia e betejës së Midway, e treguar nga marinarët dhe ushtarët që e luftuan...
Pas sulmit në Pearl Harbor nga Japonezët, flota Amerikane detyrohet të sulmojë Japoninë, e fundit e mbetur nga kundërshtarët në luftën e dytë botërore.
Një vajzë pjesërisht njeri, pjesërisht robot gjendet e çaktivizuar dhe e rikthejnë ne jetë, por nuk mund të kujtoj të kaluarën e saj. Në kërkim të kujtesës ajo zbulon se kush është dhe qëllimin pse është krijuar.
Të grabitur nga vetë mbreti i tyre, një grup vikingësh arratisen nga fati tragjik në kërkim të një vendi më të sigurtë ku të mund të jetojnë të lirë. Pasi ndeshen në një betejë tepër të vështirë grupi zbarkon në brigjet skoceze, toka armike e banuar nga një mbret cinik dhe I paskrupullt bashkë me një ushtri mercenarësh të pamëshirshëm.
Filmi tregon historinë e një modeleje të re të quajtur Ema, e cila lufton për të hyrë në skenën e modës së Parisit dhe që shfaq një ndjenjë fiksimi të rrezikshëm për fotografin e modës, Shejn Uajt.
Një ish-operativ i Forcave Speciale, i kthyer në mercenar, i nënshtrohet një eksperimenti mashtrues që e lë atë me fuqi shëruese intensive, duke adoptuar një personalitet të dytë, si Dedpull.
Frenk, një shofer i talentuar, ndihmon katër vajza të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion, që të hakmerren ndaj tutorit të tyre dhe për të shpëtuar babain e tij.