Leonardi është një rrobaqepës anglez që bën kostume në Savile Row në Londër. Ai duhet të mposhtë një grup të rrezikshëm kriminelësh për t'i mbijetuar një nate fatale.
Pas një takimi të rastësishëm me një njeri nga rinia e tij që e kishte harruar plotësisht, Fredi udhëton në kuptimin e plotë të fjalës po aq sa metaforikisht në të kaluarën e tij.
Shtatë vjet pas Monsterkalipsit, Xhoel Dauson, së bashku me pjesën tjetër të njerëzimit, ka jetuar nën tokë qëkur krijesat gjigante morën kontrollin e tokës. Pasi u rilidh në radio me të dashurën e tij të shkollës së mesme, Eimi, e cila tani është 80 milje larg në një grup tjetër, Xhoel fillon të ndiejë prapë për të. Sapo Xhoeli e kupton se nuk i ka mbetur asgjë nën tokë, ai vendos të shkojë drejt Eimit, duke marrë parasysh të gjithë përbindëshat e rrezikshëm që do të hasë rrugës.
Në finalen epike të “Vrapuesi i Labirintit”, Tomasi drejton grupin e tij të Lirishtasve në misionin final dhe më të rrezikshëm. Për të shpëtuar shokët, ata duhet të depërtojnë në legjendarin "Qyteti i Fundit", një labirint i kontrolluar nga WCKD që mund të rezultojë më vdekjeprurësi nga të gjithë labirintet. Kush del gjallë do të marrë përgjigjet për pyetjet e Lirishtasve që kur u futën në labirint.
Kur Tomas zgjohet, ai e gjen veten në kurth në një labirint gjigand së bashku me një grup të tjerë djemsh. Pa asnjë memorie ai shikon në ëndërrat e tij pjesë nga e vërteta dhe shumë shpejt mbledh copëzat duke zbuluar qëllimin dhe rolin e tij të vërtetë në labirint si dhe rrugën për të shpëtuar nga ky mankth qe e ndjek nga pas.
Pasi shpëtuan nga labirinti, të mbijetuarit tani do të përballen me një seri sfidash të reja në rrugët e hapura të një peisazhi të shkretë të mbushur me pengesa të paimagjinueshme.