Në 1989, anija Rose Noelle, niset nga Picton i Zelandës së Re për në Tonga me katër njerëz në bord. Pasi një dallgë e frikshme e përmbys anijen, ata enden për 119 ditë në det të hapur, në mëshirë të fatit.
Një shkencëtar zbulon trupat e ngrirë të tre rusëve të modifikuar gjenetikisht të varrosur në Veriun kanadez. Menjëherë sapo i shkrin, ai kupton se ka lëshuar një kërcënim vdekjeprurës për shoqërinë perëndimore dhe ai duhet t’i ndalojë me çdo kusht.
Ish-udhëheqësi SWAT Dejvid Hendriks dhe ylli i filmave Brodi Uolker e gjejnë veten nën sulmin e një ekipi mercenarësh në një ndërtesë të tranjimit të policisë.