Një qeveri falsifikon vdekjen e një krimineli për ta kthyer një grua të re në një vrasëse në shërbimin e tyre.
Historia e Iden, një vajzë që shkon në një festë të quajë "Parajsa dhe Ferri", me shpresë që të marri një letë rekomandimi për një shkollë elitare nga prindërit e një shoku të klasës. Por kjo festë kthehet shpejtë ne një luftë për mbijetesë.
Sandra është e martuar me Jake, një drejtues i alkoolizuar, por ka një lidhje të fshehtë me kunatin e saj Benin, i cili është i tërhequr nga Peggy, një grua që fsheh një anë të errët të njohur për pakkush. Kur Sandra e merr vesh, Beni zhduket në mënyrë misterioze.
Pas hakmarrjes për vrasjen e familjes së tij, një ish-ushtar del nga burgu dhe rekrutohet nga një agjenci qeveritare në hije.
Kur Kethi dhe i dashuri i saj mbërrijnë në një kabinë të izoluar në mes të pyllit, ata gjejnë një çift të rinjsh misteriozë që i presin aty. Kur i dashuri zhduket me gruan e re, Kethit i bëhet fiksim që të gjejë një shpjegim.
Amanda dhe vajza e saj jetojnë një jetë të qetë në një fermë amerikane, por kur hiri i nënës së saj të vdekur mbërrinë nga Koreja, Amanda përndiqet nga frika se mos bëhet nëna e saj.
Asgjë nuk është si duket, kur një shkrimtare në përpjekje për të shpëtuar nga blloku i krijmtarisë, nuk po arrin të dallojë të vërtetën dhe fantazinë, kur një vajze e re futet në familjen dhe jetën e saj.
Një gazetar vendos të marrë trenin nga Uashingtoni për në Los Anxhelos për Krishtlindje që të marrë frymëzim për një histori në nder të babait të tij të ndjerë. Ai njeh udhëtarët e tjerë dhe përfshihet nga një flakë e vjetër gjatë udhëtimit me tren.
Një shikim në jetët e femrave të forta të familjes Ueston, rrugët e të cilave kanë marrë drejtime të ndryshme derisa një krizë familjare do t’i sjellë përsëri mbrapa në shtëpinë në të cilën u rritën dhe tek femra jofunksionale që i rriti.
Një polic përzihet me kriminelët e gabuar dhe ata i rrëmbejnë djalin. Ai shkon në një disko për ta shpëtuar. Shumë lidhje të fshehta dalin dhe zbulohen më pas.
Pasi avioni i tyre rrëzohet në vendin e shkretë dhe të izoluar të Alaskës, një grup punonjësish nafte detyrohet të gjejë një rrugë për t’u kthyer në civilizim. Ndërsa Otuej i udhëheq të mbijetuarit e plagosur përmes dëborës dhe akullit të vrazhdë, ata gjurmohen pa mëshirë nga një kope ujqish që do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur territorin e tyre.
Pasi përpiqet për tu lidhur me nenën e saj te vdekur, adoleshentja Kuin Brener, i kërkon psikologës Elise Rainier për ta ndihmuar, por ajo e refuzon. Kuin fillon te shikoje ngjarje te pazakonta ne shtëpinë e saj. Pas sulmeve te furishme nga një djall babai i saj i kërkon Elise Rainier qe me aftësitë e saj t'i japë fund këtyre sulmeve.
Historia e jetës së Stiv Xhobs që nga braktisja e kolegjit dhe triumfi i tij në botën e teknologjisë duke u bërë një nga sipërmarrësit më të nderuar të shekullit të 20-të.