Pas takimi të G8-t përpjekjet për tentativat e vrasjes ndaj Presidentit Amerikan nuk janë të ndalur nga shumë këndvështrime të ndryshme.
Mickey Kelley, një nga zotëruesit e parë amerikanë të rripit të zi në jiu-jitsu brazilian, largohet nga gjithçka që do, për të marrë pjesë në një turne të pa sanksionuar të MMA-së.
Një marinarë i thekur në Legjionin e Huaj fillon për të gjetur humanizmin e tij kur përballet me një luftë të tmerrshme në Bosnje.
Adoleshenti i ardhur nga qyteti, Ren Makormak, zhvendoset në një rrethinë të vogël ku muzika dhe rrok dhe kërcimi janë të ndaluara, por shpirti i tij rebel e tund mirë popullsinë e atij vendi.
Një çift të sapomartuarish blejnë një shtëpi të bukur me një sipërfaqe të madhe toke, vetëm për të zbuluar që njeriu të cilit ia kanë blerë refuzon të heqë dorë nga prona.
Sërfistja adoleshente Betani Hemillton tejkalon peripecitë dhe frikën e rikthimit në ujë pasi humbi krahun e majtë nga një sulm peshkaqeni.
Kjo është historia e një qeni që ndjek porosinë e pronarit, për t’u kujdesur dhe mbrojtur mbesën e tij. Një detyrë e rëndësishme që ai e përmbush me përkushtim, mes jetëve dhe aventurave të ndryshme, ai e ndjek atë dhe i qëndron pranë, që ta bëjë të lumtur dhe ta bashkojë me familjen e saj.
Historia e vërtetë e panjohur, e frymëzuar pas këngës së dashur të grupit MercyMe-it, që ka sjell shpresë për kaq shumë veta, vjen si një kujtesë e mahnitshme e fuqisë së faljes së vërtetë.
Diku, në një restorant bëhet një betejë e paparë për të mbijetuar raca njerëzore. Kur Zoti e humbi besimin tek njerëzit, Ai dërgoi një ushtri me engjëj për ta shkatërruar këtë botë. Shpresa e vetme e njerëzimit ishte një grup të panjohurish që ishin të bllokuar në një lokal të vogël dhe të ndihmuar nga engjëlli kryesor Majkëll.
Ç’do të bënim nëse ishim në pragun e një Epoke të re Akullnajave? Kjo është pyetja që nuk e lë të qetë dhe klimatologun Xhak Holl. Hetimet e Hollit tregojnë se nxehtësia globale mund të shkaktojë një rrënie të menjëhershme dhe shumë shkatërruese të temperaturës së planetit tonë. Ndërkohë që Xhak paralajmëron Shtëpinë e Bardhë, djali i tij 17 vjeçar, Sam,ndjen veten e tij si në grackë në Nju Jork Siti ku ai dhe shokët e tij kanë shkuar për një kompeticion akademik të shkollës së tyre. Tani ai duhet të përballet me temperaturat ekstreme. Por, as Xhak nuk është i pregatitur për ato që do ndodhin, tek ai,tek djali i tij dhe tek i gjithë planeti.
Një qen kërkon të zbulojë qëllimin e jetës, gjatë rrjedhës së disa jetëve dhe pronarëve të ndryshëm që kalon, duke u bërë kështu pjesë e shumë aventurave dhe momenteve prekëse.
G.I. JOE është një njësi operacionesh speciale lartësisht e stërvitur dhe tepër sekrete e përbërë nga burra e gra nga i gjithë globi. Zyrtarisht, këta luftëtarë nuk ekzistojnë. Janë të paktë ata që dinë të vërtetën se G.I. JOE luftojnë një luftë sekrete, si radha e parë dhe e fundit e mbrojtjes kundër forcave që kërkojnë të fusin botën brenda kaosit. Kudo që ka telashe, G.I. JOE janë atje. Karakterët tuaj të preferuar G.I. JOE janë kthyer... por këtë radhë, askush nuk është i sigurt. S’ka parashuta. S’ka lazera. S’ka rregulla. Kujdes... kjo nuk është lojë!
Një shkrimtar në kulmin e suksesit të tij letrar zbulon çmimin e lartë qe ai duhet të paguajë për vjedhjen e punës së dikujt tjetër.