Kejti, një vajzë e re, do të nisë shkollën e filmit dhe bashkë me prindërit, vëllain e vogël dhe qenin nisin rrugëtimin me makinë. Por planet e tyre për t’u lidhur si familje, ndërpriten kur pajisjet elektronike vijnë në jetë për të bërë një kryengritje. Me ndihmën e dy robotëve miqësorë, Miçëllsat duhet të bashkohen për të shpëtuar njëri-tjetrin dhe planetin nga revolucioni teknologjik.
Gjuetari i madh, Buck Fergusoni dhe kameramani i tij i besuar Doni nisen në fundjavë për një aventurë epike, në mënyrë që Bucku të lidhet sërish me djalin e tij vogël.
Kur gruaja e princit Fabious rrëbehet, ai vihet në një udhëtim për ta shpëtuar... i shoqëruar nga vëllai i tij përtac e i padobishëm Thadeousi.
Në ekspeditën e tij të fundit, Dr. Rik Marshall përfshihet në një vorbull kohë-hapësirë së bashku me asistentin e tij studioz dhe një punëtor mbijetues. Në këtë univers alternues, të tre këta krijojnë miqësi me një primat të quajtur Caka, aleati i tyre i vetëm në një botë plotë me dinozaurë dhe krijesa të tjera të çuditshme.
Niku është një shpërndarësh picash në një qytezë të vogël, jeta monotone e të cilit përplaset me planet e mëdha të dy dembelëve që aspirojnë për t’u bërë kriminelë. Dyshja e çmendur e rrëmben Nikun dhe e detyron të grabisë një bankë. Vetëm me pak orë në dispozicionin e tij për të përmbushur detyrën e pamundur, Niku rekruton ndihmën e ish-shokut të tij Çet. Ndërsa koha kalon, dy shokët duhet të përballen me policinë, vrasës të paguar, flakëhedhëse dhe marrëdhënien e tyre të ngatërruar.
Zbuloni se pse janë zogjtë kaq të zemëruar. Kur një ishull i populluar nga zogj që nuk fluturojnë, por të lumtur, vizitohet nga derrkucë jeshilë misteriozë, është në dorë të tre të dëbuarve- Red, CCak dhe Bombi- për të kuptuar se çfarë po kurdisin derrkucët.