Frymëzuar nga klasiku i Francis Veber i vitit 1976 "The Toy", për njeriun më të pasur në Francë, në dyqanin e lodrave për fëmijën e tij të llastuar Alexandër, duke i thënë atij të zgjidhte lodrën e tij të re. Ai zgjedh Samiun, një punonjës dhe asgjë nuk mund t'i ndryshojë mendjen.
Remi i vogël është një jetim që shoqëron një muzikant nomad prej të cilit do të mësojë shumë. Nëpër Francë, i shoqëruar nga qeni i tij Capi dhe majmuni Joli-Coeur, Remi do të mësojë rreth jetës si një akrobat dhe do të këndojë për të jetuar.
Një polic i Marsejës fiton një mundësi shpengimi duke mbrojtur një grua nga burri që vrau prindërit e saj ndërsa ai ishte gati të lirohej nga burgu.
Qetësia e një familjeje në Paris prishet pasi fillojnë të gjejnë në postë kaseta me filmime të shtëpisë së tyre.
Në botën e fshehtë kriminale pariziane, policia kërkon të kapë një bandë kriminale e cila po kryen një sërë vjedhjesh të dhunshme. Leo Vrinksi dhe Denis Kleini janë dy policë në kërkim të një ngritjeje në detyrë dhe largimi i shefit të policisë, e rrit tensionin mes të dyve në lidhje me pozicionin vakant të punës. Rivalëria mes tyre arrin deri aty sa e kalon çdo limit morali aq sa nuk dallohet më ndryshimi mes policisë dhe kriminelëve. Vrinksi, gjatë takimin me një burim informacioni, përfshihet në një vrasje. Kleini e kap këtë mundwsi dhe realizon arrestimin e Vrinksit, por kur ai përfshin edhe gruan e tij në këtë mes, Kamilën, hakmarrja është e pashmangshme.