Në një përpjekje për të penguar planet e Grindelwald për të ngritur magjistarët e gjakut të pastër për të sunduar mbi të gjitha qeniet jo-magjike, Albus Dumbledore regjistron ish-nxënësin e tij Newt Scamander, i cili pajtohet të ndihmojë edhe pse ai nuk është në dijeni të rreziqeve që shtrihen përpara. Dashuria dhe besnikëria vihen në provë, edhe mese miqve dhe familjarëve, në një botë magjepsëse të përçarë...
Dy gjela deti me mendime të kundërta duhet ti lëne mosmarrëveshjet dhe të kthehen prapa në kohe për të hequr gjelat e detit nga menyja e Ditës se Falënderimeve.
Në fund të viteve 1980, kur Uoll Striti është në kulmin e tij dhe duket sikur i gjithë vendi po fiton para me thes. I neveritur nga materializmi që e rrethon, Met Frenklin, një djalosh tepër i zgjuar i diplomuar në universitetin MIT, ka zënë punë si shitës në një videotekë pavarësisht kundërshtimeve të të atit. Dhe kriza në jetën e Metit vazhdon të rritet. Shoku i tij i ngushtë sapo është pushuar nga puna, motra e tij e zgjuar Uendi nënshtrohet nga i dashuri i saj Kajl dhe bukuroshja Tori Frederking, objekti i adhurimit të Metit për një kohë shumë të gjatë, kthehet papritmas në skenë. Tani, në një mbrëmje të tërbuar dhe të papërgjegjshme, gjithçka do të vihet në vend të vet, me rezultate shpërthyese!
'Fatsjellësi Çak': Çarli do të bëhet popullor mes bashkësisë femërore pasi çdo grua që do të flerë me të do të gjejë njeriun e ëndrrave. Një ditë, Çarli do të njohë njeriun e ëndrrave të tij dhe frika se mos e humbet do ta detyrojë të kërkojë mënyra nga më ekstremet për të prishur “magjinë” fatsjellëse të tij.