Në korrik të vitit 2001, mbi 200 mijë njerëz dalin në rrugët e Xhenovas për të protestuar kundër samitit të G8-ës. Aktivistët e anti-globalizmit u përleshën me policinë, ku mbetet i vdekur protestuesi 23 vjeçar Karlo Xhuliani, i qëlluar nga policia. Pas kësaj policia organizon një bastisje në shkollën Diaz Paskoli në Xhenova, ku ishin strehuar qindra njerëz të paarmatosur dhe protestues, aty ishin kryesisht studentë dhe gazetarë të pavarur që dokumentuan brutalitetin e policisë gjatë protestave.
'Ajo çka ndodh ato ditë, quhet shkelja më e rëndë e lirive civile në një vend demokratik perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore'.
Matilde, Cencio, Fulvio dhe Mario janë të bashkuar kur Lufta e Dytë Botërore godet Romën. Izraeli, pronari i cirkut të tyre, zhduket në përpjekje për të gjetur një vend jashtë shtetit për të gjithë.
Një grup njerëzish me aftësi të kufizuara, kryejnë një grabitje të madhe. Gjërat shkojnë sipas planit derisa fillojnë të tradhtojnë njeri tjetrin. Si përfundim, kush do t'i gëzojë paratë e fituara nga grabitja?
Enzo, një hajdut i vetmuar dhe mizantrop, përdor fuqitë e fituara pasi u rrëzua në lumin Tiber për të ndjekur një bandit të çmendur të quajtur "Cigani".