Një prezantues lajmesh pushohet nga puna e tij dhe pas një tentative të dështuar për vetëvrasje, atij i jepet një mundësi e dytë për të dhe miqtë e tij. Një mundësi të cilën e shfrytëzojnë në maksimum dhe bëjnë histori në televizion me mënyrën e tyre të veçantë të të prezantuarit në televizion.
Rasti Grisuold merr familjen e tij për një udhëtim në "Walley World" në mënyrë që të lidhet më shumë me gruan dhe djemtë e tij. Çfarë mund të shkojë keq vallë?
Pas atentatit që i bëhet kreut të Mafies, Vinçenco Kortinos, i biri, Entoni Kortino, merr në dorë drejtimin e biznesit të familjes. Por familjet që duan t'i vrasin të atin, mundohen që t'i prishin punë duke i dërguar një femër të bukur që ta shpërqëndrojë. Do dashurohet me të apo do kthehet tek ish e dashura, Dajen?
Riku dhe Fredi janë shokë të ngushtë që kanë shumë të përbashkëta, duke përfshirë faktin se të dy kanë shumë vite të martuar. Por kur të dy burrat fillojnë të tregojnë shenja nervozizmi në shtëpi, gratë e tyre marrin një hap të guximshëm për të ringjallur martesat e tyre: duke u dhënë burrave një “Leje”, një javë liri për të bërë çfarë të duan... pa bërë pyetje. Në fillim, duket si një ëndërr e bërë realitet për Rikun dhe Fredin, por shumë shpejt zbulojnë se pritshmëritë e tyre të jetës si beqarë dhe vetë ata, janë plotësisht jashtë realitetit!