1973. Uruguai udhëhiqet nga një diktaturë ushtarake. Një natë vjeshte, tre të burgosur të Tupamaros merren nga qelitë e tyre të burgut në një operacion të fshehtë ushtarak. Urdhri është i prerë: "Nëse nuk mund t'i vrasim, atëherë le t'i çmendim". Të tre burrat do të qëndrojnë në izolim për dymbëdhjetë vjet. Mes tyre është Pepe Mujika, i cili më vonë do të bëhet president i Uruguait.
Një stuhi e rrallë elektrike e vitit 1989 u përsërit 25 vjet më vonë, duke krijuar një komunikim përmes kohës midis Vera Roit dhe një djali të vogël që jetonte në shkuarën në shtëpinë e saj, i cili vdiq në një aksident tragjk. Me dëshirë për t’i shpëtuar jetën djalit, Vera ndryshon të shkuarën, duke shkaktuar ndryshime drastike në të ardhmen e saj. Ajo dëshiron të rifitojë familjen që humbi dhe përpiqet të zbulojë çfarë ndryshoi në të shkuarën, që solli në krijimin e një jete tjetër për të. Kur disa ngjarje janë të shkruara të ndodhin, asgjë nuk mund t’i pengojë.
Detektiv Çaves, një person familjar dhe polic i fortë, do përpiqet të zgjidh një krim misterioz. Për të zbuluar identitetin e vrasësist, ai duhet të qartësoj enigmën që është gati ti zërë pritë edhe zemrës së tij. Pasioni surprizon edhe detektivët më finokë, por kush do triumfoj në fund: ligji apo dëshira?