Një dramë me një histori dy-nivelëshe lidhur me një nënë dhe një vajzë që përpiqen të krijojnë një lidhje pas fëmijërisë së vështirë të gruas së re.
Një djalosh i ri që quhet Kubo, duhet të gjejë një parzmore magjike, të veshur dikur nga i ati tij, për të mposhtur një shpirt hakmarrës nga e shkuara.
Duke shpresuar të afrohen si familje, Gomez, Morticia dhe pjesa tjetër e klanit Addams nisin një udhëtim aventuror në një makinë të tmerrshme.
Në një vend të shkretë ku njerëzimi është skllav i ujit, dy rebelë mund të jenë në gjendje të vendosin rregullin: Maksi, një ish polic fjalëpak dhe Furiosa, një grua e guximshme, e cila kërkon të shkojë në vendlindjen e saj.
Fast & Furious 9 (Filmi i parë i trilogjisë së fundit) : Saifer kërkon ndihmë nga Xhejkob, vëllai i vogël i Dominikut në mënyrë që të hakmerret ndaj Dominikut dhe skuadrës së tij.
Bazuar në historinë e vërtetë të palombarit (marinar) të parë afrikano-amerikan Carl Brashear dhe njeriut që e stërviti atë.
Një fshatar i përçmuar i cili sapo është lënë nga e dashura e tij, stërvitet për t'u bërë një mjeshtër pistolete me ndihmën e gruas së një pistoleri të famshëm, me shpresën për të fituar përsëri të dashurën e tij. Por, gradualisht, fillojnë të ushqehen me ndjenja që shkojnë përtej miqësisë...
Kur një femër misterioze josh Domenikun drejt një bote të krimit e tradhëtisë ndaj njerëzve të tij më të afërt, skuadra do të përballet me sfida që do t’i testojnë ata si kurrë më pare.
Një grup mercenarësh shekullorë, të gjithë të pavdekshëm dhe me aftësinë për t’u vetëshëruar, zbulojnë se dikush e ka mësuar kush janë dhe ata duhet të luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre.
"Nëntor i ëmbël" : Një burrë i dhënë pas punës dhe një grua jo e zakontë bien dakord për një marrëdhënie me afat të shkurtër. Gjatë asaj kohe ajo do t'i ndryshojë jetën...
Një grup grash dalin kundër drejtuesit të Fox News, Roger Alies dhe atmosferës toksike që ai kishte krijuar.
Familja makabre zhvendoset në periferi, ku vajza e Addams miqësohet me vajzën e një prezantueseje vendase dashakeqe. Por kjo miqësi do të krijojë konflikt mes familjeve.
Gazetari Fred Flarski bashkohet me dashurinë e tij të fëmijërisë, Sharlot Field, tani një nga gratë më me ndikim në botë. Ndërsa ajo përgatitet të kandidojë për presidencën, Sharlota e punëson Fredin si shkrimtarin e saj dhe këtu fillojnë shkëndijat e dashurisë.
Teksa dy motra të liga përgatiten të pushtojnë një qytet, dy rojtarë, Gjyetari Erik, i cili kishte ndihmuar Borëbardhën në mposhtjen e Ravenës dhe e dashura e tij e ndaluar, Sara, përgatiten t’i ndalojnë ato.
Një nënë e tre fëmijëve merr një dado nate për ta ndihmuar me të porsalindurën e saj.
Një babë e bir ecin vetëm përgjatë Amerikës së djegur. Asgjë nuk lëviz në peisazhin e shkatërruar përveç hirit dhe ujit. Bën aq ftohtë sa për të thyer gurin dhe kur dëbora bie është gri. Qielli është i errët. Destinacioni i tyre është jugu më i ngrohtë, edhe pse nuk e dinë se çfarë, dhe nëse, i pret ata atje. Ata nuk kanë asgjë: vetëm një pistoletë për të mbrojtur veten kundër bandave kanibalistike që përgjojnë rrugën, rrobat që kanë të veshura në trup, një karrocë të ndryshkur pazari... dhe njëri-tjetrin.
Fituesja e Academy Award Charlize Theron luan si Mevis Geri, një ish-mbretëreshë mature 37-vjeçare dhe momentalisht shkrimtare romanesh për adoleshentë, e cila kthehet në qytezën e lindjes për të rijetuar ditët e saj të lavdishme dhe për të rifituar zemrën e ish të dashurit të saj të gjimnazit i cili tani është i martuar. Kur e gjen kthimin e saj në shtëpi më sfidues nga sa e priste, Mevis krijon një lidhje të pazakontë me një ish-shok shkolle - dhe që të dy duhet të përballen me realitetin e hidhur të rritjes në këtë histori brilante që të lë emocione të përziera dhe që kritikët e quajnë një komedi tepër të veçantë.
Një agjente zbulimi e MI6-ës dërgohet me mision në Berlin gjatë Luftës së Ftohtë për të zbuluar vrasjen e një agjenti dhe për të marrë listën e humbur të agjentëve që bënin lojë të dyfishtë.
Pasi u tradhëtuan dhe u lanë për të vdekur në Itali, Çarli dhe skuadra e e tij planifikojnë një vjedhje ari kundër ish aleatit të tyre.
Pasi ka qenë i burgosur për 6 vjet për vjedhje makinash, Rudi Dankan(Ben Affleck) është ditë larg nga lirimi siç është dhe shoku i tij i qelisë Niku (James Frain) i cili është duke vuajtur një dënim 2 vjeçar nën akuza të tjera. Niku ka një seri fotografish të marra si pasojë e një korrespondence romantike me një vajzë të quajtur Ashli të cilën nuk e ka takuar asnjëherë por që po pret lirimin e tij. Rudi mezi po pret të kthehet te familja e tij dhe të marrë një filxhan çokollatë të ngrohtë. Niku vdes duke mbrojtur Rudin si pasojë e një trazire. Kur Rudi lirohet ditën tjetër njeh Ashlin që ishte duke pritur për Nikun dhe merr vendin e tij duke pretenduar të jetë Niku. Niku ka folur për punën e tij të mëparshme në siguri në një kazino indiane dhe Rudi e gjen veten të përfshirë me vëllain kriminel të Ashlit Gabrielin(Gary Sinise). Rudi detyrohet me dhunë të përfshihet në një skemë grabitjeje në natën para Krishtlindjeve të cilën Gabrieli dhe banda e tij e kanë planifikuar duke pasur si çelës informacionet e Nikut mbi kazinonë. Gjerat...
Avokati i Djallit, trajton çështjen "nëse fitorja në profesionin ligjor është vërtet gjithçka". E kryen një avokat mëkatin fillestar të kryelartësisë, nëse beson se puna e tij është vetëm të fitojë, si Kevin? Më tej filmi, në ligjëratën e mprehtë të Xhon Miltonit, vë në dyshim nocionin e së drejtës në botën post-moderniste. Fjalimi i Miltonit përçan gjithë predikimin e fesë, kur ai e kundërshton atë. Dilema e Kevinit reflekton njeriun modern, që fajëson rrethanat që është i tillë, kulturën e dominuar nga të bërit para, që e rrit gjithnjë e më shumë egon e njeriut. Pyetja që lind, është "Jemi ne përgjegjës për atë çfarë jemi me vullnet të lirë?" Filmi trajton dilemat Hamletiane që vërtiten në kokën e një avokati.
Henkok është një superhero, sjellja e të cilit konsiderohet e keqe dhe shkakton miliona para dëme në qytet. Ai ndryshon pasi shpëton jetën e një personi që e ndihmon të përmirësojë imazhin e tij publik.
Aeon Flux është një vrasëse misterioze që punon për Monikanët, një grup rebelësh që përpiqen të rrëzojnë qeverinë. Kur ajo dërgohet në një mision për ta vrarë Kryetarin, zbulohet një mister tjetër krejtësisht i ri.
Para shume vitesh Mbretëresha e mrekullueshme Ravena vrau Mbretin natën e pare te tyre te martesës. Tani i nevojitet një zemër e “virgjër” qe te mund te mirëmbaje bukurinë e saj, por dhe fuqinë e saj. Mbretëresha dërgon atje njeriun e vetëm qe mund te mbijetoje ne Pyll: një Gjuetar te pikëlluar. Duke patur braktisur cdo shprese per jeten, Gjuetari pranon. Por… kur e gjen , heziton. Do e vrase vajzën e bukur? Apo do e stervisi qe te behet luftëtarja me e mire qe ka pare ndo njehere ajo Mbretëri?