Me sfond Britaninë Vikinge të viteve 871 pas Krishtit, Çekiçi i Perëndive është një tregim i egër dhe intensiv i një bote gjuha e së cilës është vetëm dhuna. Një luftëtar i ri viking, Steinari (Charlie Bewley), dërgohet nga babai i tij, mbreti, në një kërkim për të gjetur vëllain e tij të larguar, i cili ishte dëbuar nga mbretëria shumë vite më parë. Udhëtimi epik i Steinarit përtej territoreve armiqësore dhe të frikshme gradualisht e kthejnë në burrin që babai e tij dëshiron ta bëjë - pasardhësin e pamëshirshëm të fronit të tij.
Një ekip marine zbulon një thesar nën ujë në një liqen të Bosnjes. Për ta marrë i duhet të kalojnë një sërë peripecish duke qenë se liqeni i përket territorit të armikut. Por thesari është aq i çmuar sa asgjë s'mund t'i ndalojë në marrjen e tij, edhe pse gjërat dalin pak jashtë kontrollit.