Gjatë një seance regjistrimi këngësh në Çikago, 1927, krijohet një situatë tensionuese mes Ma Reinit, muzikantit të saj ambicioz të trombës dhe menaxherit të bardhë, i cili është i vendosur për ta mbajtur nën kontroll "Nënën e Bluzit". Bazuar në dramën e fituesit të Çmimit Pulitzer, August Wilson.
"21 URA" : Një ndjekje për të arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e tetë policëve nxjerr në pah diçka më të madhe. Polic që janë përfshirë në kartele droge dhe drejtues të lart që e mbështesin këtë aktivitet.
Në 1947 Xheki Robinson bëhet i pari Afrikano-Amerikan që luan në Ligën Majore të bejsbollit modern. Ai nënshkruhet nga skuadra e Bruklin Doxhers, por përballet me racizmin gjatë gjithë kohës. Do ta përulë racizmi Xhekin, apo do ta bëjë hero?
T'Challa, pas vdekjes të së atit, Mbretit të Wakanda, rikthehet në shtëpi në kombin Afrikan të izoluar dhe të avancuar nga ana teknologjike, për të triumfuar në fron dhe për të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret.
Kjo biografi tregon për jetën e të riut Thërgud Marshall, gjykatësi i parë afro-amerikan i Gjykatës së Lartë, teksa ai përballet me çështje që do t'i përcaktojnë karrierën.