Dy të rinj, Xhejni dhe Dejvi, dashurohen. Por pasioni i tyre do të përballet me mospëlqimin e prindërve të Xhejnit, që mundohen t’i ndajnë. Dhe kjo do të ketë pasoja për dy të dashuruarit dhe për pak mund të kthehet në një tragjedi.
Një "Sajborg" i krijuar si makineri vrasëse, shpëton nga vendi ku u krijua, me ndihmën e një punonjëse të shtetit dhe ai përpiqet të shpëtojë nga shkencëtarët e rrezikshëm që e krijuan.
Një njeri i rrënuar nga kujtimet, fillon të frekuentojë klubin Ekzotika duke u përpjekur të gjejë ngushëllim. Por edhe atje, gjen të fshehur të shkuarën e tij.
Duke u përpjekur për të ndezur pak marrëdhënien e tyre martesore në një shtëpi në liqen, Xhesi duhet të mbijetojë kur i shoqi i saj vdes papritur duke e lënë atë të prangosur pas shtratit.