Ish-specialisti i skuadrës ushtarake Markus Lombardi, ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar motrën dhe familjen e tij, vetëm nëse gjen kutinë misterioze.
Kur një fotografe e natyrës i shpjegon policisë se si ajo ia arriti të dilte nga Lugina Uaçatomi, ato e deklarojnë historinë e saj të dhunshme dhe një çmenduri, si një makth nën efektin e drogës. Por kur ata zbulojnë se ajo po tregon të vërtetën, tashmë është shumë vonë.
Pasi zbulon që dashuria e parë e jetës, është e sëmurë, një plak do të shtiret si i sëmurë dhe do të futet ne azilin e pleqve, në përpjekje për tu ribashkuar me dashurinë e jetës.
Kur ndodh një tragjedi, një nënë beqare është e detyruar të kërkojë ndihmën e klubit të saj të shkuar të motoristeve në kërkimin e hakmarrjes.
Për Kipin dhe motrën e tij, Xhozin, shitja e drogës nuk është thjesht biznesi i familjes, por mënyra e vetme e tyre për të mbijetuar. Kur një marrëveshje shkon tmerrësisht keq, Kipi vendos ta lërë këtë punë. Por përpjekja e tij për t'u arratisur nga trashëgimia e familjes shpejt nis një zinxhir dhimbjesh duke i vënë të gjithë në rrezik.
Një vajzë e guximshme zbulon një botë të re të çuditshme, kërcënuese dhe misterioze përtej derës së shtëpisë, pasi i shpëton kontrollit mbrojtës dhe paranojak të babait të saj.
Një detektiv i punësuar për të zbuluar kriminelët e luftës dhe për të zbatuar dënimin ndaj tyre, takon një grua të fortë e të vendosur. Por detyra e tij është e vështirë e plot të papritura...
Historia e Roman Kolmanit, një i burgosur i dhunshëm, të cilit i është dhënë mundësia të marrë pjesë në një program terapie rehabilitimi për stërvitjen e kuajve të egër Mustang.
Gjithçka ndryshon kur një njeri është dëshmitar i një vrasje e cila ndodh në qytetin e ti rural në Kat Benk.
E tërhequr nga shkaku rrënjësor i sjelljes së dhunshme, psikologia me famë botërore, doktoresha Amanda Tajler, e kap mundësinë e intervistimit dhe analizimit të të burgosurit të dënuar me vdekje, Xhekson Shei. Gjatë intervistës dhe fatit të Xhekut të varur në një fije, Amanda duhet të vendosë nëse duhet lejuar apo jo heqja e dënimit me vdekje për të.