Historia e një Kurrizdali fatkeq në kërkim të dashurisë, por që gjen veten në mes të një lufte midis Papës dhe Mbretit të Francës ku të dy urdhërojnë Kurrizdalin ti vrasë.
Një burrë me nofkën “Jezuiti” e futin në burg për një krim që nuk e ka kryer. Pasi i vrasin gruan dhe djalin ia rrëmbejnë dhe e çojnë në Meksikë, ai thurr një plan të detajuar e të rrezikshëm për të shpëtuar të birin dhe për të marrë hak për vrasjen.
Uilli beson se gruaja e tij Rosalinda është e pafajshme në vdekjen e djalit të tyre, por në kërkim të së vërtetës ai zbulon të vërtetën e hidhur që lidhet me të shkuarën e saj në një krim tjetër të pazgjidhur.
Tre vjet pasi dëshmon vrasjen e të fejuarës së tij, Sam qëndron i arratisur duke ruajtur veten e tij deri sa sheh në kinema Pariziene një aktore që i ngjan shumë dashurisë së tij të vdekur. Përfundimisht gjen të vërtetën për të fejuarën e tij.
Pasi zbulon që dashuria e parë e jetës, është e sëmurë, një plak do të shtiret si i sëmurë dhe do të futet ne azilin e pleqve, në përpjekje për tu ribashkuar me dashurinë e jetës.
Në Anglinë e shekullit të trembëdhjetë, një Kalorës Templari dhe disa nga burrat e Baronit, luftojnë për të mbrojtur Kalanë e Rochester kundër mbretit tiranik Xhonit.
Vetëm dy ditë para ditës së sulmit të forcave aleate ndaj nazistëve, Uinston Çërçilli, i frikësuar nga përsëritja e gabimeve të së kaluarës, nuk pranon të fillojë fushatën, nga e cila varet e gjithë lufta. Ndërsa përplaset me kundërshtarët e tij politikë dhe mes një luhatjeje të fortë mendore e fizike, udhëheqësi i trazuar merr mbështetjen e palëkundur të gruas së tij. Me forcë dhe zgjuarsi, ajo përpiqet të parandalojë rënien e tij fizike, mendore dhe shpirtërore, ndërsa e frymëzon, për të arritur madhështinë.
Qytetarët e Romës janë të uritur. Koriolanusi, heroi i Romës, një ushtar i madh dhe një njeri që ka besime të rrepta, e përçmon popullin. Roma është e përgjakur. I manipuluar dhe i mashtruar nga politikanët dhe nga vetë e ëma e tij Volumnia, Koriolanusi dëbohet nga Roma. Ai ia ofron jetën ose shërbimet e tij armikut të tij të betuar Tullus Aufidius.
Një detektiv i cili mund të hyjë në mendjet e njerëzve, duhet të përcaktojë nëse një adoleshente është një psikopate e aftë për vrasje apo thjeshtë viktimë e traumës.
Një mjek ligjor dhe djali i tij zbulojnë sekrete tmerruese pasi përpiqen të identifikojnë një vajzë të re, që kishte ardhur në morgun e tyre pa asnjë shkak vdekjeje.
Fituesi i çmimit Oskar Matt Damon, rikthehet në rolin e ish agjentit të C.I.A. Jason Bourne, i stërvitur për të vrarë në një aksion thriler me shumë tension. Matt Damon është heroi perfekt i cili vuan nga amnezia. Ai ka lënë të kaluarën e tij të dhunshme dhe ka një jetë normale me të dashurën e tij, Maria. Por planet e tij prishen kur një vrasës i pamëshirshëm bie në gjurmët e tij. I ndjekur nga një armik i panjohur, Bourne tregon se është një shënjestër e thjeshtë. Shumë adrenalinë, skena aksioni shumë spektakolare, një realizim fantastik dhe një nga thrilerat më inteligjent i viteve të fundit.
Një gazetare duhet të hetoj një videokasete misterioze e cila duket se po shkakton vdekjen e çdokujt që e shikon.