Jeta e një Romeoje dhe Zhuljete moderne, në bandat e rrugëve të Nju Jorkut. Në rrugët e ashpra të anës së sipërme perëndimore, dy banda luftojnë për kontrollin e terrenit. Situata ndërlikohet kur një anëtar bande bie në dashuri me motrën e një rivali.
Teodor Deker ishte 13 vjeç kur mamaja e tij u vra në një sulm me bombë në muzeun e arteve Metropolitan të Nju Jorkut. Tragjedia ndryshon drejtimin e jetës së tij, duke e dërguar në një rrugë faji, shpagimi dhe dashurie. Me vete e shoqëron copëza e vetme e shpresës e mbetur nga ajo ditë e tmerrshme, piktura e një zogu të vogël.
Një zgjedhje mund të të transformojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka pasoja, dhe ndërkohë që trazirat fryhen nëpër fraksionet përreth saj, Tris Prajori duhet të vazhdojë të mundohet të shpëtojë ata që do, dhe veten e saj, ndërkohë që lufton me çështjen e faljes, identitetit dhe besnikërisë, politikës dhe dashurisë. Dita e nisjes së Trisit duhej të ishte shënuar me festime dhe fitore me fraksionin e saj të zgjedhur; në vend të kësaj, dita u mbyll me tmerre. Lufta vazhdon të thuret dhe konfliktet mes fraksioneve dhe ideologjitë e tyre shtohen. Dhe, në kohë lufte, duhet zgjedhur një anë, dhe zgjedhjet bëhen edhe më të pakthyeshme dhe më të fuqishme. Trisi duhet ta përqafojë plotësisht Divergjencën e saj, ndonëse ajo nuk e di se çfarë mund të humbë duke e bërë këtë.
Një adoleshent vendos të hetojë vetë për një vrasje në Uashington...
Hejzëlli dhe Gasi janë adoleshent që ndajnë mes vete shumë të përbashkëta, dhe dashurinë që i përfshinë gjatë udhëtimit në Amsterdam. Ata së pari takohen në një grup mbështetës kundër kancerit, ku njëkohësisht që të dy vuajnë nga ajo sëmundje. Bazuar në novelën më të shitur të "The New York Times" vjen njëra nga dramat më të mira dhe më emocionale të vitit 2014. Që të dy, duan fortë librin "Vuajtje Perandorake" dhe si të tillë nisen për në Amsterdam për ta takuar autorin e librit ku edhe bien në dashuri. Shikojini sfidat që do t'i kalojnë Hejzëlli dhe Gasi, sepse është vërtetë film që nuk duhet humbur.
Një shofer i ri makinash merr pjesë në një grabitje që nuk mund të jetë e suksesshme.
Një grup i të rinjve të shkollave të mesme bashke me prindërit e tyre bëjnë të pamundurën për të lundruar në shumë mënyra ku gjdo marrëdhënie ndryshon nga qasja e tyre në internet, komunikim i tyre karakteri dhe dashuria për jetën e tyre.