Një oficer i forcave speciale, në pension, është bllokuar në një lak kohor që nuk mbaron kurrë, në ditën e vdekjes së tij.
Medison është e paralizuar nga vizionet shokuese të vrasjeve tmerruese, dhe torturimi I saj përkeqësohet teksa zbulon që këto ëndrra janë në fakt realitete tmerruese.
Një gjahtar me metoda të përmirësuara të gjahut, e jeton jetën e tij i izoluar në një strehë që mbron kafshët e egra, përfshihet në një lojë vdekjeprurëse mes maces dhe miut, ku ai dhe Sherifja e zonës vendosin të ndjekin një vrasës të egër i cili mund të ketë marrë peng vajzën e tij vite më parë.
Anabela ështe një kukull e cila është e poseduar nga demoni. Ajo kërcenon një ciftë të ri, Xhonin, Mian dhe foshnjen e tyre, që nga moment kur Xhoni e sjell kukullën në shtëpi.
Nje princeshë e lashtë egjiptiane lirohet nga burgu i saj 5000 vjeçar. Tani që është më në fund e lirë ajo do të përmbushë misionin që kishte nisur para se ta mumifikonin të gjallë, të mishërojë Perëndinë e Vdekjes në trupin e një njeriu të zgjedhur. I zgjedhuri i saj dhe miqtë e tij përpiqen të gjejnë një zgjidhje që ai të shpëtojë nga ky mallkim.
Afganistan, Majk Stivens, pas dështimit të misionit të tij, në rrugën drejt vendit ku do t'i bashkohet trupave të tjera të ushtrisë, e gjen veten në një fushë me mina disa vjeçare dhe me njërën prej tyre poshtë këmbës së tij. Në pritje të autokolonës, nuk duhet t'i mbijetojë vetëm rreziqeve të shkretëtirës, por do të luftojë edhe me anën e tij psikologjike.