Aventurat e një babai dhe vajzës së tij të vogël, në kërkimin e tyre për një libër të humbur prej kohësh, i cili do t'i ndihmojë në ribashkimin e një të afërmi të zhdukur.
Tintin mëson një informacion të vlefshëm që e çon atë në një thesar të varrosur, që u përkiste paraardhësve të mikut të tij më të mirë, kapitenit Chantok. Të dy, së bashku si dhe me katërkëmbshin Milo, mikun e pandashëm të Tintinit, nisen për aventurën e tyre, ndërsa pas tyre vihen dy detektivë (Simon Pegg) dhe (Nick Frost).
Një miniserial prej 3 serish të bashkuara, i bazuar në historinë e librit të Çarls Dikensit, Ebenezer Skruxh përjeton një natë të errët me shpirtra pikërisht natën e Krishtlindjes, duke reflektuar mbi të gjitha veprat e jetës së tij.
Një grup kafshësh, mbështetet te përmbytja vjetore e lumit për të patur ushqim dhe ujë, por shumë shpejt ata do të zbulojnë se njerëzit, të cilët kanë qenë duke shkatërruar mjedisin e tyre, kanë ndërtuar një digë për një rezort pushimi. Kafshët vendosin të luftojnë për të shpëtuar shtëpinë e tyre dhe për t’i dhënë një mesazh njerëzve që mos të ndërhyjnë te natyra.
Gjenerata e re e majmunëve të krijuar gjenetikisht, kërcënohet nga disa njerëz që kanë mbijetuar nga gripi i majmunëve Ata lidhin një paqe, e cila nuk zgjat shumë. Lufta në mes këtyre dy grupeve do të vendosë se kush do të jetë raca dominuese në Tokë.
Gjatë eksperimenteve në gjetjen e një kure për sëmundjen e Alzheimer, një shimpanze gjenetikisht e modifikuar përdor inteligjencë të madhe për të çuar veten dhe shimpazetë e tjera drejt lirisë.