Ngjarjet zhvillohen në vitin 1985, kur një student i klasës punëtore, Brajan Xhekson, mundohet t'i mbijetojë vitit të parë në Universitetin e Bristolit.
Historia e errët se si një anije legjendare nuk mund të fundoset.
Një shkrimtar i izoluar dhe shumë i diskutuar fillon të marrë letra të pafundme nga një fans i fiksuar pas tij. Ai do të gjendet brenda një labirint të rrezikshëm gjatë kohë që kërkon personin që fshihet pas mesazheve të fshehta.
Në këtë komedi jashtëzakonisht gazmore, Kërku, një djalë i zakonshëm, s’mund t’i besojë fatit të tij kur e suksesshmja dhe shumë e bukur Molli bie në dashuri me të. Shokët e tij të zgjuarit e dynjasë, familja e tij e çmendur, akoma dhe ish e dashura e tij e padurueshme janë po aq të tronditur sa edhe ai. Tani, shikoni atë që kritikët po e quajnë “një sukses të zhurmshëm” ndërsa Kërku arrin ekstremet - duke përfshirë edhe rruajtjen në vende të papërshtatshme - për ta bërë marrëdhënien të funksionojë dhe të vërtetojë që ajo s’është tepër e mirë për të.
Tregimet tmerruese dhe makabre të Edgar Alan Poe sillen në jetë dhe vdekje në këtë triler gotik plot stil me protagonist John Cusack si shkrimtari i famshëm. Kur një i çmendur fillon të kryejë vrasje të tmerrshme të frymëzuara nga veprat më të errëta të Poes, një detektiv i ri i Baltimorit bashkohet me Poen në një kërkim për t’u futur brenda mendjes së vrasësit dhe ta ndalojnë që të mos bëjë historitë brutale të Poes realitet. Një lojë vdekjeprurëse fillon dhe gjithçka arrin kulmin kur e dashura e Poes bëhet objektivi i radhës.
Pas një vizite natën vonë në një ATM (bankomat), tre punëtorë duhet të luftojnë dëshpërimisht për jetën e tyre pasi zihen në kurth nga një i panjohur...
Nik, një muzikant i cili gjendet përpara një dileme, takon në stacionin e trenit Bruk, një vajzë e cila fsheh pas saj një dilemë akoma më të madhe.
Një pronare moteli dhe vajza e saj janë marrë peng nga një kriminel...