Xhejms dhe Em Foster po shijojnë pushimet në ishullin imagjinar të La Tolqa, kur një aksident fatal ekspozon kulturën perverse të resortit të turizmit hedonist, dhunës së pamatur dhe tmerreve surreale.
Dy nga ikonat më të mëdha dhe mistike të historisë vendosen përballë njëri-tjetrit: Godzilla i frikshëm dhe Kongu i madhërishëm teksa njerëzimi mbetet i frikësuar mbi pasojat e luftës së tyre.
Bazuar në lojën mjaft popullore të betejave në det. Një flotë ndërkombëtare në mision trajnimi, zbulon disa qënie jashtëtokësore që kanë si qëllim shfarrosjen e jetës mbi Tokë. Lufta përhapet kudo, në oqean, ajër dhe tokë, por shpresa e vetme e njerëzimit mund të jenë disa anije luftarake të bllokuara pas një mburoje të ngritur nga jashtëtokësorët...
Dy policë të korruptuar shantazhojnë çdo kriminel që nuk i bën dot ballë atyre. Sidoqoftë, ngjarjet ndërlikohen nga mbërritja e dikujt që duket
më i rrezikshëm se ata.
Pas vdekjes së tre fëmijëve që supozohet të jenë vrarë nga ujqërit, nëna e një djaloshi gjashtë vjeçar të humbur punëson shkrimtarin Rasëll Kor për të gjetur djaloshin në vendin e egër të Alaskës.
Legjenda e Tarzanit: Shumë vite kanë kaluar nga momenti kur njeriu i quajtur Tarzan la pas krahëve të tij xhunglat e Afrikës për një jetë të qytetëruar si John Clayton III, Lord Greystoke, me bashkëshorten e tij të dashur, Xhejn (Robbie) krah tij. Tani, ai është ftuar përsëri në Kongo për të shërbyer si misionar tregtie në emër të Parlamentit, por pas shpinës së tij janë ndërtuar plane nga Belgu, Kapiteni Leon Rom (Ualtz) dhe ai po përdoret si një gur shahu për lakmi dhe hakmarrje. Por ata që fshihen pas këtyre planeve mizore nuk e dinë se çfarë bishe janë duke provokuar...