Jeta në Tokë shkatërrohet me shpejtësi, përveç një zone të vogël në Evropën Lindore.
Filmi më fitimprurës i Rusisë post-komuniste deri tani, KOMPANIA E 9-të është një film lufte i ditëve moderne që mund të krahasohet me filmat më të njohur hollivudianë. Më 1988, një bandë me 39 ushtarë sovjetikë mbajtën “Kodrën 3234” kundër 400 rebelëve afganë në një kapitull të jashtëzakonshëm të historisë ushtarake. I bazuar në ngjarje ë vërteta, filmi ndjek fatin e keq të një grupi të vogël ushtarësh të rinj rusë, nga stërvitjet e kampit, te mbërritja e tyre në zemrën e luftës e deri te beteja e përgjakshme që i bëri të gjithë heronj.
Një hartograf i shekullit të 18, Xhonathan Grin, fillon një udhëtim për të shënuar në hartë pjesët e panjohura të Transilvanisë. Atje ai zbulon sekrete e errëta dhe krijesat e fshehura në pyllin e mallkuar të Ukrainës.