eB2VM8SRo

The 40-Year-Old Virgin (2005)

Andi Stixer është 40 vjeç dhe punon si llogaritar në një dyqan me pajisje elektrike. Kolegët e tij e quajnë “të çuditshëm”: koleksionon ushtarë, lexon libra vizatimor, luan Nintendo, këndon karaoke në shtëpinë e tij, dhe ndjek rialiti shoun “Mbijetuesi”. Kur zbulojnë se nuk ka bërë kurrë seks në jetën e tij, përveç talljes, vendosin ta ndihmojnë. Mësimet kanë rezultat: Andi njeh dy femra, Trishën dhe Bethën. Trisha është një femër në moshën e tij, që do t’i zgjojë një dëshirë shumë të fortë erotike, por do t’i bëjë të qartë që pas dy fëmijësh dhe një martesë të dështuar, seksi është diçka që nuk i intereson. Betha është më e re dhe më e “dëshirueshme”. Pyetja është: a do t’ia dalë Andi të japë gjënë më të shtrenjtë që ka?