Në botën e fshehtë kriminale pariziane, policia kërkon të kapë një bandë kriminale e cila po kryen një sërë vjedhjesh të dhunshme. Leo Vrinksi dhe Denis Kleini janë dy policë në kërkim të një ngritjeje në detyrë dhe largimi i shefit të policisë, e rrit tensionin mes të dyve në lidhje me pozicionin vakant të punës. Rivalëria mes tyre arrin deri aty sa e kalon çdo limit morali aq sa nuk dallohet më ndryshimi mes policisë dhe kriminelëve. Vrinksi, gjatë takimin me një burim informacioni, përfshihet në një vrasje. Kleini e kap këtë mundwsi dhe realizon arrestimin e Vrinksit, por kur ai përfshin edhe gruan e tij në këtë mes, Kamilën, hakmarrja është e pashmangshme.