Aravi, Bushani dhe Sunili aksidentalisht bien në duart e dy gangsterëve të rrezikshëm, Babit dhe Leonës. Ata bëjnë një garë me kohën për të përfunduar një detyrë gati të pamundur që të shpëtojnë një shpirt të pafajshëm.
Një infermiere e sjellshme përpiqet të zbulojë sekretet e dëmtimit të një pacienti në koma dhe zbulon rivalitetin e hidhur, pabesinë, tradhtinë dhe vrasjen pas tyre.
Një ish-luftëtar MMA-je dhe vëllezërit e tij duhet të shpëtojnë familjen e tyre të rrëmbyer nga një sindikatë e rrezikshme krimi pasi vidhet një sasi diamantesh.
Një playboy i pasur e kalon kohën duke luajtur pa kujdes me femrat. Pas joshjes dhe largimit të modeles Franceska, ai bëhet i magjepsur pas Emanuelës misterioze, e cila dëshmon se është po aq mashtruese sa ai dhe ka një axhendë edhe më të keqe.
Një roje sigurie fillon të punojë te piceria 'Fredi Fazbear'.
Gjatë natës së tij të parë në punë, ai kupton se turni i natës nuk do të jetë aq i lehtë për t'u kaluar.
Shumë shpejt ai do të zbulojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë te 'Fredi'.
Hana dhe Liv shkojnë për të punuar përkohësisht në Australi, por e gjejnë veten të përfshirë në një situatë shqetësuese, e cila u del shumë shpejt jashtë kontrollit.
Një grua pa dyshim, ndalon në një pikë karburanti të largët, në mes të natës, ajo është bërë lodra e një snajperisti i cili ka për qëllim një hakmarrje të fshehtë. Për të mbijetuar, ajo jo vetëm që duhet t'u shmanget plumbave por dhe të luftojë për jetën e saj, gjithashtu edhe të kuptojë se kush e dëshiron vdekjen e saj dhe pse.
Një adoleshente indiano-amerikane që lufton me identitetin e saj kulturor has një
konflikt me ish-shoqen e saj më të mirë dhe,
në proces e sipër, padashur liron një entitet demonik që forcohet duke u ushqyer me vetminë e saj.
Për të harruar ishin e tij, Harrison punëson Makon, një shërbëtore të bukur android, kujtimet e së kaluarës i rishfaqen asaj, duke e bërë atë të veprojë në mënyra të dhunshme.
Një adoleshent që jeton me babanë e tij në periferi kryen mashtrime të vogla duke përdorur aftësinë e tij për të gjeneruar iluzione vizuale mbi viktimat që nuk dyshojnë. Por gjërat ndërlikohen kur fuqitë e tij dalin jashtë kontrollit në publik.
Një vrasësi të operacioneve speciale i kryqëzohen rrugët me një agjent të DEA-s, ndërsa përpiqen të ndalojnë një organizatë kiberterroriste të sulmojë rrjetin elektrik dhe të shkaktojë një katastrofë.
Një mjeke udhëton në një plantacion të largët për t'u kujdesur për një djalë që ka aftësi të pashpjegueshme. Ajo ndez një luftë të shkencës kundër fesë me priftin vendas që beson se djali është i pushtuar nga djalli.
Duke shpresuar për një kurë të mrekullueshme, Xhon Kramer udhëton në Meksikë për një procedurë mjekësore të rrezikshme dhe eksperimentale, vetëm për të zbuluar se i gjithë operacioni është një mashtrim. I armatosur me një qëllim të ri, vrasësi serial famëkeq përdor kurthe të çmendura dhe të zgjuara për t'i kthyer monedhën mashtruesve.
Një triller Noir, me ngjarje që zhvillohen në një qytet të humbur e të ashpër të Misisipit, ku një grua dhe vajza e saj e vogël kapen në mes të një shkëmbim zjarri e ku ngrenë krye dhunshëm uiski, armët dhe dëshira për hakmarrje.
Dy të sapomartuar zhvendosen në shtëpinë që kanë ëndërruar, ku zbulojnë një koleksion njëqind-vjeçar letrash shkruar nga një grua e re, e cila kishte vrarë veten pasi e kishte braktisur pronari i shtëpisë.
Një burrë zbulon dy të ngjashëm me të në internet dhe gjen lidhje të reja në jetën dhe dashurinë e tij. Por rreziku e kërcënon kur del në dritë një e kaluar kriminale.
Kur një bloger teknologjie merr një intervistë me një guru të teknologjisë dhe ndalon një sulm ndaj tij, ai gjen një unazë misterioze që e kthen atë 57 sekonda në të kaluarën.