Çarlsi është një donzhuan, ndërsa Ileina rend pas parasë. Të dy mësojnë si të jenë njerëz kur detyrohen të bëhen bashkë e të ndjekin kopjet e tyre robotë.
Katër jetë kryqëzohen në lumin Ganges; një djalë i shtresës së ulët tmerrësisht i dashuruar, një bijë fajtore për një marrëdhënie seksuale që përfundon në tragjedi, një baba i paaftë me shumë pak moral të mbetur dhe një fëmijë që dëshiron shumë një familje duan shumë të largohen nga moralet e një qyteti të vogël.
Dy të rinj, Xhejni dhe Dejvi, dashurohen. Por pasioni i tyre do të përballet me mospëlqimin e prindërve të Xhejnit, që mundohen t’i ndajnë. Dhe kjo do të ketë pasoja për dy të dashuruarit dhe për pak mund të kthehet në një tragjedi.
Një grua e re përpiqet të lehtësojë dhimbjen e vdekjes së të fejuarit
të saj duke dërguar mesazhe romantike në
numrin e tij të vjetër dhe krijon një lidhje me burrin të cilit i është dhënë numri.
Riley është duke luftuar për të bërë miq pasi transferohet në një shkollë të re të mesme ku babai i saj, Chris, është mësues anglishte. Kur ajo takohet me Kylën, ato shpejt bëhen miq të ngushtë. Megjithatë, miqësia merr një kthesë të çuditshme kur Riley mëson se Kyla është e fiksuar pas babait të saj.
Çarli Bronson është një shofer arratisje për grabitje, i cili rrezikon identitetin e tij të "planit të mbrojtjes së dëshmitarëve" në mënyrë që të ndihmojë të dashurën e tij. Kur ai kthehet në Los Anxhelos, federalët dhe ish-banda e tij, i ndjek ata nëpër rrugë.
Mia Termopolis sapo ka zbuluar se është trashëgimtarja e fronit të Gjenovës. Me miqtë e saj Lili dhe Majkëll Moskoviç, ajo përpiqet të vazhdojë pjesën tjetër të vitit të gjashtëmbëdhjetë të jetës së saj.
Një ish tregtar droge nga Los Anxhelos përpiqet të rregullojë jetën e tij por e shkuara dhe lidhjet me botën e mafies e sjellin në fokusin e policisë amerikane, asaj meksikane dhe karteleve të drogës.
Një histori dashurie me në qendër ish-boksierin Çul-min dhe operatoren e verbër Jung-hua, e cila rrezikon të mbetet përjetësisht e verbër. E vetmja mënyrë për t'i shpëtuar shikimin është kthimi i Çul-minit në ringun e boksit, por kjo gjë do t'i rrezikonte jetën.
Një profesoreshë arkeologjie nënshkruan një kontratë për të jetuar tri javë me një njeri robot, për hir të një studimi shkencor. Ajo është e vendosur të ketë një sjellje formale ndaj robotit partner, por gjithçka ndryshon totalisht pasi fillon të jetojë me të.
Studentja në vitin e parë të universitetit, Abi, përpiqet të distancohet
nga e kaluara e saj e errët, ndërsa i reziston tërheqjes së saj ndaj djalit të keq, Trevisit.
Një trajnere e suksesshme boksi zbulon se i dashuri i saj, një kampion në fuqi, e ka tradhtuar me motrën e saj. Ajo vendos të hakmerret duke trajnuar njeriun e vetëm të aftë për ta rrëzuar nga froni: armiku i tij, Kajden.
Dy të rinj të mërzitur nga ndarjet e dhimbshme takohen gjatë një dite plot ngjarje në Londrën e jugut duke ndihmuar njëri-tjetrin të përballen me ish të dashurit e tyre dhe duke rikthyer besimin në romancën e vërtetë.
Richard Clark sapo është larguar nga Akademia e mirënjohur Wellington për të dhënë mësim në shkollën më të keqe të mesme në L.A Marion Barry. Ai do të përpiqet të frymëzojë studentët e nivelit D që të marrin nota të mira , por për ta bërë këtë duht të kalojë shumë vështirësi.
Pas falimentimit të biznesit, një djalë i ri dashurohet me një këngëtare që e takon në një leksion joge dhe bashkohet me shoqërinë e saj, drejt një aventure në kërkim të vetvetes.
Dy rivalë në biznes kanë krijuar një komunikim interesant online. Por identiteti i tyre në jetën reale, e kërcënon fort këtë marrëdhënie të bukur mes dy “të panjohurish”.
Filmi flet për personazhin kryesor, një feministe që nuk beson në idenë e të dashuruarit,
veçanërisht në dashurinë hetero-normative, por më pas ajo bie në dashuri dhe ka një kimi të paparë.
Një romancë e fortë mes dy të dashuruarve që jetojnë veçse për lidhjen e tyre të çmendur dhe dominuese, një lidhje që nuk dihet si përfundon kur gjithçka e tejkalon kufirin.
Adele dhe Henry, një dyshe nënë e bir, i ofrojnë një udhëtim një burri të plagosur dhe të frikshëm. Megjithatë, ata shpejt mësojnë për të kaluarën e tij misterioze.