21-vjeçarja Ever Wong, e cila dërgohet nga Ohio në Taipei për të studiuar Mandarin për verën, e gjen veten të kapur në atë që quhet "Varka e Dashurisë".
Manon është studente në Paris, në një situatë të pasigurt financiare. Një ditë, e shtyrë nga kurioziteti, ajo shtyn derën e klubit të striptizit “Dëshira ime e vetme” dhe vendos të bëjë një provë për të punuar në të...
Një grua austriake shpëton nga presioni i drejtimit të vreshtit të familjes së saj duke luajtur hokej mbi akull.
Pastaj një lojtare e re mbërrin për të sfiduar botëkuptimin e saj të ngurtë, duke çuar në një natë që ndryshon jetën në rrugët e Vjenës.
Pas një takimi të parë katastrofik, Nikola, një fëmijë rebel dhe Maksi me ankthin e tij social, zotohen se do ia fshijnë numrin njëri-tjetrit, derisa mësojnë se qenushët e tyre janë dashuruar dhe së shpejti do të lindin këlyshë.
Nora dhe He Songu, dy miq fëmijërie shumë të lidhur, ndahen pasi familja e Norës emigron nga Korea e Jugut. Njëzet vjet më vonë, ribashkohen për një javë profetike teksa përballen me përkufizimet e dashurisë dhe fatit.
Ish-anëtarët e bandës dhe të porsamartuarit Al dhe Liezl ikin me një çantë të madhe parash, por ish-shefi i tyre do të shkojë në skajet e tokës për t'i gjetur.
Një 18-vjeçare jetime dëshiron të udhëtojë drejt Evropës për të gjetur nënën biologjike, kështu që kur njihet me një djalosh zemërmirë të cilin e mundon faji i një aksidenti fatal, e bind ta shoqërojë në udhëtimin e saj.
E gjendur para rrezikut se mund të humbasë shtëpinë, Medi gjen një mundësi jo dhe aq të zakonshme për punë: prindër të fiksuar kërkojnë dikë që ta nxjerrë nga guaska djalin e tyre 19-vjeçar para se të shkojë në kolegj. Medi ka në dispozicion stinën e verës që ta bëjë djalin burrë ose të vdesë duke u përpjekur.
Me një rubrikë të njohur romantike dhe një shpirt binjak, Micki e ka kuptuar të gjithë dashurinë
- derisa një rubrikë konkurruese anti-romantike të rivalizojë të sajën.
Është dashuri dhe luftë pasi Micki është i vendosur të heqë "Not Your Romeo"
edhe nëse i shkatërron të dy.
Në Anglinë rurale të shekullit të 19, një nuse e re, e cila është shitur tek bashkëshorti, zbulon një dëshirë të papërmbajtshme brenda saj, në momentin që nis një lidhje jashtëmartesore me një punëtor në pronën e saj.
Sher e cekët, e pasur, e suksesshme dhe e shoqërueshme është në krye të hierarkisë së gjimnazit të saj në Beverly Hills. Duke e parë veten si një shkuese, ajo fillimisht josh dy mësues të njihen me njëri-tjetrin.
Flet për një shkrimtar në shfaqjen e tij imagjinare me famë botërore për një baba të pikëlluar,
i cili udhëton me familjen e tij të fiksuar pas teknologjisë në qytetin e vogël rural të Asteroidit
për të konkurruar në një konkurs të vogël për vëzhgimin e yjeve, vetëm për t'i shkatërruar përgjithmonë
pikëpamjen e tij për botën.
Dy adoleshentë të dashuruar që po jetojnë larg prej disa muajsh, përpiqen të forcojnë lidhjen me pushime në plazh, por ndodhin shumë të papritura në rrethin e tyre shoqëror dhe gjithçka rrokulliset në mënyrë dramatike duke ia vështirësuar dhe ndërlikuar jetën.
Një grua 40-vjeçare: karriera e saj, ora e saj biologjike dhe llogaria e saj bankare. Ajo rrezikon gjithçka për një romancë intensive dhe të fshehtë, me të vetmin person që mund ta shkatërrojë rikthimin e saj.
Noa shpërngulet me mamanë e saj në shtëpinë e njerkut dhe të djalit të tij tërheqës, Nikolasit. Por ndjenjat për Nikolasin dhe një sekret në të shkuarën e saj do sjellin probleme në jetët e të gjithëve.
Ben dhe Kejt janë në një krizë të madhe martesore pas 15 vitesh, dhe pasi dërgojnë fëmijët në kamp veror, planifikojnë të ndahen. Por, dashuria e tyre është më e fortë se çdo gabim apo problem gjatë jetës familjare dhe dashuria për fëmijët e mposht çdo mendim për ndarje.
Kur Paula largohet nga Rio de Zhaneiro për të rifilluar punën e saj si mjeke vullnetare në Amazonë, Teto harton një plan impulsiv për ta ndjekur dhe e gjitha kjo shkakton një kaos që nxjerr dhe ca të vërteta të fshehura nga të gjithë.
Djaloshi i pasur Teto është i vendosur të tregojë veten para Paulës, dashurisë së tij të zemrës. Por kur i thotë se është rritur i varfër, situata i del jashtë kontrollit.
Tsuneo është një student universiteti dhe Josee është një vajzë e re që rrallë herë ka dalë nga shtëpia për shkak të paaftësisë së saj për të ecur. Të dy takohen kur Tsuneo gjen gjyshen e Josee duke e nxjerrë atë për një shëtitje në mbrëmje.