Ana dhe Rajan kanë gjetur dashurinë e vërtetë, dhe kjo vërtetohet nga një teknologji e re e diskutueshme. Ka vetëm një problem, pasi Ana ende nuk është e sigurt. Pastaj ajo merr një pozicion në një institut testimi dashurie dhe takon Amirin.
Karlosi, një kopshtar meksikan në Los Anxhelos, prind i vetëm, lufton për ta mbajtur të birin larg bandave dhe agjentëve të emigracionit, ndërsa përpiqet t'i japë atij mundësitë që vetë nuk i pati kurrë.
Alisha drejton një studio joge dhe kërkon investitorë për të mbështetur aplikacionin e saj. Për arsye që ajo nuk mund t'i kuptojë, kur ishte fëmijë, babai e ka shkëputur të ëmën dhe atë vetë nga lumturia e jetës në një familje të pasur, te një jetë izolimi dhe nevoje, që çoi në njëfarë mënyre në vetëvrasjen e nënës së saj. Ky është sfondi i lidhjes së fshehtë që nis Alisha me të fejuarin e kushërirës...
Një playboy i pasur e kalon kohën duke luajtur pa kujdes me femrat. Pas joshjes dhe largimit të modeles Franceska, ai bëhet i magjepsur pas Emanuelës misterioze, e cila dëshmon se është po aq mashtruese sa ai dhe ka një axhendë edhe më të keqe.
Të ngecur në anijen e tyre kozmike të shkatërruar me pak shpresa për shpëtim,
dy astronautë debatojnë nëse është më mirë t'i kalojnë ditët e tyre të mbetura si miq apo diçka më shumë.
Babi zbulon tradhtinë e partnerit të saj prej 5 vitesh dhe vendos të nisë një aventurë të re në jetën e saj. Gjatë saj, ajo takohet me gjyqtarin Marko dhe ata fillojnë të jetojnë një histori që përshkohet nga shumë tensione seksuale.
Në vazhdën e përmbysjejes së karrierës, ylli i popit Erika do këndojë në dasmën e ish-të fejuarit të saj në një resort luksoz në një ishull. Shpejt, asaj i rishfaqen ndjenjat për të, ndërsa përpiqet ta mbajë të fshehtë lidhjen e dikurshme nga nusja e tij e ardhshme.
E torturuar nga një mallkim familjar, Hethër jeton në izolim në periferi të një qyteti të vogël. Kur bie në dashuri me Xhoninën rebele, lidhja e tyre nis të zbulojë dëshirat e ndrydhura të Hethërit, duke rrezikuar të lirojë kafshën brenda saj.
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1985, kur një student i klasës punëtore, Brajan Xhekson, mundohet t'i mbijetojë vitit të parë në Universitetin e Bristolit.
Aliu dhe Ava, të dy të vetmuar për arsye të ndryshme, takohen dhe lind një shkëndijë mes tyre. Fillon një lidhje e thellë, pavarësisht dhimbjes së marrëdhënies së kaluar të Avës dhe thyerjes së zemrës së Aliut për prishjen e martesës së tij.
Për tu shëruar nga ndarja me të dashurin, një shkrimtare shkon me pushime në një ishull tropikal dhe aty përjeton aventurën që kishte ëndërruar përherë.
Melani Parker është një arkitekte që duhet të bëjë një prezantim shumë të rëndësishëm. Xhek Tejlor është një reporter që kërkon të gjejë një garantor për historinë e tij. Të dy janë prindër të divorcuar, fëmijët e të cilëve, përkatësisht Sami dhe Megi, humbasin autobusin për një udhëtim. Të mbetur me fëmijët e tyre në një ditë kaq të vrullshme, Parker dhe Tejlor vendosin të lënë mënjanë grindjet e tyre dhe të bashkëpunojnë për detyrat e kujdesit për fëmijët, por fëmijët e tërbuar nuk ua bëjnë të lehtë.
Në një kamp në perëndimin rural, një grua pret e vetme që të mbërrijë
një shkëndijë e vjetër nga e kaluara e saj, e pasigurt për qëllimet e tij, ndërsa ndihet e turpëruar për të sajat.
Një kirurg dikur i respektuar, i cili ka humbur familjen dhe kujtesën e tij, ka një shans për rikthim kur rilidhet me dikë nga e kaluara e tij e harruar, që mund ta ndihmojë të gjejë përgjigjet që i duhen.
Një promovim i papritur në një fond mbrojtës të ashpër e shtyn marrëdhënien e një çifti të ri në buzë, duke kërcënuar të zbulohet shumë më tepër se fejesa e tyre e fundit.
Pas ndarjes nga dashuria e jetës së tij, shkrimtari Hardin Skot i është kthyer pijes. Në një përpjekje për të bërë paqe me gabimet e së shkuarës, ai udhëton drejt Portugalisë, ku do t’i kërkojë Natalisë, ta falë për atë që i ka bërë dikur.
Anëtarët e familjes Portokalos ribashkohen në Greqi për një udhëtim gazmor dhe të ngrohtë plot dashuri, me ngjarje nga më të ndryshmet. Ata kthehen në Greqi, në fshatin e të atit të ndjerë, për të plotësuar amanetin e tij të fundit.
Në një të ardhme jo shumë të largët, atëherë kur teknologjia do zevëndësojë shumë gjëra, një kompani shkencore u ofron çifteve krijimin e fëmijëve në mitër artificiale, për të shmangur vuajtjet fizike të grave shtatzëna.
Një vajzë e re gazetare duhet të qëndrojë tri ditë me një ish futbollist të famshëm për të shkruar një artikull dhe, ajo që në fillim dukej si diçka argëtuese, shndërrohet në një situatë tepër të rrezikshme nga e cila duhet të shpëtojë me zgjuarsi e dinakëri.
Elisabeth dhe John janë rritur në të njëjtin qytet, por ata jetojnë disa vite larg njëri-tjetrit, të ndarë ekonomikisht, shoqërisht dhe kulturalisht. Deri në ditën kur ata fillojnë në të njëjtën klasë të shkollës së mesme.
Flet për një treshe të rinjsh të zonës Bay, Ben Tanaka, Miko Hayashi dhe Alis Kim teksa lundrojnë në një sërë marrëdhëniesh ndër-personale ndërsa përshkojnë vendin në kërkim të lidhjes ideale.
Një histori e mbinatyrshme me sfond Jugun, "Krijesat e Bukura" tregon përrallën e dy dashnorëve të destinuar: Itanit një djaloshi që mezi pret të largohet nga qyteza e tij e vogël dhe Lenës, një vajze të re misterioze. Së bashku, ata zbulojnë sekrete të errëta për familjet, historinë dhe qytezën e tyre.