Shfrytëzimet e Skuadronit 303 RAF gjatë Betejës së Britanisë. Skuadrilja përbëhej nga pilotë polakë, shumë prej të cilëve ishin veteranë të betejave ajrore të përfshira në pushtimin gjerman të Polonisë.
Gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, snajperi i fundit i mbijetuar
i një njësie sovjetike dërgohet në një mision vetëvrasës për të thyer një fortesë gjermane
në mënyrë që të shpëtojë shokët e tij ushtarë.
Gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, një grup nazistësh militantë sulmojnë ushtarët aleatë që trafikojnë mbetjet e Hitlerit jashtë Gjermanisë.
Historia e njësisë së këmbësorisë që nuk humbi asnjë mision në Luftën e Dytë Botërore dhe që njihet si “guri i çmuar i Patonit”. Rreshteri amerikan Smith dhe njësia e tij sigurojnë një qytet të vogël në Ardene, por divizioni i blinduar gjerman godet në mënyrë të papritur dhe atyre u duhet të përgjigjen, ndonëse me forca shumë më inferiore në dispozicion.
Pasi pësoi një tragjedi nga ushtarët pushtues në Donbas, një mësues fizike ukrainas kërkon hakmarrje. Ai i vë sytë një snajperisti elitar rus, eliminimi i të cilit mund të ndryshojë valën e konfliktit.
Gusht 1944. Me Forcën e Tetë Ajrore Amerikane të gatshme për të goditur Gjermaninë naziste, Inteligjenca Britanike mëson se ata mund të fluturojnë drejt një kurthi vdekjeprurës. Piloti Eduard Barnes duhet të fluturojë në një mision jetë a vdekje mbi Berlin në avionin e tij Spitfire, të pa-armatosur për të marrë prova fotografike dhe për të shpëtuar jetën e 1200 burrave.
Mbi 36 orë në tre luftëra të ndryshme,
një grup i vogël ushtarësh përballet me vdekjen,
dështimin dhe një situatë luftarake gjithnjë e më të paqëndrueshme.
Në shtator të vitit 2012 militantë islamikë sulmojnë konsullatën amerikane në Libi, ku vritet ambasadori Stivens. Që nga ky moment, ushtarët dhe personeli do të luftojnë për 13 orë të gjata për të shpëtuar nga vdekja. Bazuar në histori të vërtetë.
Gjatë luftës Vietnameze, Kapiten Uillard dërgohet në një mision të rrezikshëm në Kambodia për të vrarë Kolonel Kërtz, i cili e ka shpallur veten Zot në një fis vendas.
Historia e vërtetë e spiunazhit që ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa janë të vendosur të nisin një sulm të gjithanshëm në fortesën e Evropës, aleatët përballen me një sfidë të pamundur: pushtimin e Sicilisë, duke u përpjekur të shmangin një masakër.
Historia e vërtetë e qitësit legjendar Zhang Taofang, një rekrut i ri që në moshën 22 vjeçare gjatë luftës në Kore thuhet se vrau dhe plagosi 214 ushtarë amerikanë me 435 plumba në 32 ditë.
Historia e vërtetë e portierit gjerman të Manchester City-t, Bert Trautman. Jeta e një robi gjerman të luftës dhe një gruaje të re angleze që mposhtën paragjykimet, tragjedinë personale dhe armiqësinë publike pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, një infermiere e re përkujdeset për një viktimë të djegur keq nga një aksident me areoplan .E kaluara e tij tregohet duke u kthyer mbrapa në kohë, duke zbuluar kshu një përfshirje në një lidhje dashurie fatale.
Një tregtar japonez që lë pas gruan e tij për të udhëtuar në Mançuria, ku dëshmohet për një akt barbarie. Veprimet e tij të mëvonshme shkaktojnë keqkuptim, xhelozi dhe probleme ligjore për gruan e tij.
Historia e betejës së Iwo Jima midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë Perandorake gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç tregohet nga këndvështrimi i japonezëve që e luftuan atë.
Filmi që po bën namin tani me luftën dhe ja si përfundon lufta në Ukrainë, sipas filmit Atlantis!
Përshkrimi: Në Ukrainën Lindore të vitit 2025, Sergi është një ish ushtar i cili ka vështirësi të përshtatet me realitetin e tij të ri. Ai takon Katjan e cila merret me një mision humanitar kushtuar zbulimit së së kaluarës që lidhet me luftën.
Një film propagandistik, ku mashtrohet e vërteta dhe tregon për NATO-n që bombardon Beogradin në mars 1999. Në qershor, ushtria serbe tërhiqet nga Kosova. Disa myslimanë besojnë se tani ata mund të plaçkisin, përdhunojnë dhe vrasin serbët në Kosovë. 5 rusët do të marrin aeroportin e Kosovës nga banditë të tillë dhe do ta mbajnë atë deri sa të arrijnë paqeruajtësit.
E cilësuar si tradhtare nga bashkatdhetarët e saj, shtetasja franceze, Mari Duzhardon, shpëtohet nga ushtarët amerikanë me një kusht: për të mbijetuar, ajo duhet t'i çojë ata në një depo ari të gjuajtur nga nazistët dhe rezistenca franceze.
Në vitin 1953, Lufta Koreane po hynte ne fazën finale. Batalioni i Vullnetarëve të Kinës kishte filluar betejën e fundit më të madhe në Kumsong. Në mënyrë që të arrinin në kohë në fushëbetejë dhe të jepnin ndihmë të mjaftueshme në vijën parësore të luftimit,ushtarët duhet të mbrojnë veten e tyre nga bombardimet e pafundme të armikut dhe të garonin me kohën për të riparuar urën,nën mungesën e furnizimeve dhe pajisjeve inferiore. Një histori kjo e rrallë e cila shpaloset dalëngadalë.
Billy Covington punësohet nga Air America, një linjë ajrore klandestine që operon jashtë Laosit e drejtuar nga CIA.
Së shpejti ai zbulon se misioni i tij është të transportojë heroinë.
Filmi zhvillohet në sfondin e betejës së liqenit Çaxhinit në fushatën e dytë të luftës kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut dhe tregon historinë dramatike të trupave luftarake të Frontit Lindor të cilët me vullnet të çelikut dhe shpirt luftarak të guximshëm, përmbysur situatën e fushëbetejës, prestigjin ushtarak dhe kombëtar duke çuar në fitore.