Për tu shëruar nga ndarja me të dashurin, një shkrimtare shkon me pushime në një ishull tropikal dhe aty përjeton aventurën që kishte ëndërruar përherë.
Fransua Santineli jeton dy jetë. Gjatë ditës ai është polici më i famshëm në ishullin Réunion, i njohur për sjelljet e tij të ashpra dhe këmishat me lule, që ndjek kriminelët me makinën e tij. Por, në pjesën tjetër të kohës, ai është edhe këngëtar karizmatik.
Melani Parker është një arkitekte që duhet të bëjë një prezantim shumë të rëndësishëm. Xhek Tejlor është një reporter që kërkon të gjejë një garantor për historinë e tij. Të dy janë prindër të divorcuar, fëmijët e të cilëve, përkatësisht Sami dhe Megi, humbasin autobusin për një udhëtim. Të mbetur me fëmijët e tyre në një ditë kaq të vrullshme, Parker dhe Tejlor vendosin të lënë mënjanë grindjet e tyre dhe të bashkëpunojnë për detyrat e kujdesit për fëmijët, por fëmijët e tërbuar nuk ua bëjnë të lehtë.
Flet për Vinsin, një ish-yll i dëshpëruar i muzikës pop, i cili ëndërron të rikthehet.
Një bashkëpunim i çuditshëm me bateristin e ri autik, Stivin, krijon një miqësi të papritur
mes dy muzikantëve të keqkuptuar.
Kur famëkeqi "Sweet Sixteen Killer" kthehet 35 vjet pas vrasjeve që kreu për të marrë një tjetër viktimë, 17-vjeçaria Xhemi aksidentalisht udhëton pas në kohë në vitin 1987, e vendosur për të ndaluar vrasësin përpara se ai të fillojë.
Shumë shpejt pas shpërnguljes në një shtëpi të re, një grua dhe djali i saj zbulojnë se shtëpia është pushtuar nga fantazmat. Ata kërkojnë një ekip të larmishëm të ashtuquajturish ekspertë shpirtërorë, për të ndihmuar në çlirimin e shtëpisë së tyre nga krijesat e mbinatyrshme.
Emili Jong, studente e vitit të fundit, do të përzgjidhet presidente e grupit të vajzave. Adopton një sloth të lezetshëm, duke menduar se mund të bëhet maskota e re dhe ta ndihmojë të fitojë, deri sa një seri vdekjesh implikojnë slothin si të dyshuarin kryesor të vrasjeve.
Shoferi i një bosi droge Baja/Jefe vjedh një makinë me vlerë. Jefe punëson një "gjuetar të dhuratave" për të dorëzuar shoferin dhe makinën. Shumë persona të tjerë të armatosur janë të interesuar për makinën dhe shoferin.
Kur Ashli dhe vajza e saj e vogël Sara kërkohen nga një grup kriminal që rrezikon jetën e tyre, ajo kthehet pas shumë kohësh te babai saj Mat, i cili aktualisht jeton jetën e një pensionisti plazhi në Ishujt Kajman.
Henry Sugar, një burrë i pasur, vendos të marrë përsipër një sfidë të jashtëzakonshme - ai dëshiron të zotërojë një aftësi të jashtëzakonshme në mënyrë që të mashtrojë në lojërat e fatit.
Anëtarët e familjes Portokalos ribashkohen në Greqi për një udhëtim gazmor dhe të ngrohtë plot dashuri, me ngjarje nga më të ndryshmet. Ata kthehen në Greqi, në fshatin e të atit të ndjerë, për të plotësuar amanetin e tij të fundit.
Në Xheorxhian rurale të vitit 1977, një vajzë e pakënaqur ëndërron jetën në hapësirë. Kur një konkurs i ofron asaj një shans për t'u regjistruar në "Regjistrimin e Artë" të NASA-s, ajo rekruton një grup të improvizuar, duke bere miqësi që zgjasin një jetë.
Pasi braktisi dasmën e saj, një ish-nuse e ardhshme duhet të luftojë ish-dhëndrin
e saj dhe shtatë shoqëruesit e nderit vrasës të zemëruar në mënyrë që të mbijetojë.
Në një të ardhme jo shumë të largët, atëherë kur teknologjia do zevëndësojë shumë gjëra, një kompani shkencore u ofron çifteve krijimin e fëmijëve në mitër artificiale, për të shmangur vuajtjet fizike të grave shtatzëna.
Dy shoqe fëmijërie, Sesilia dhe Ema, takohen rastësisht pas një dekade. Sesilian e ftojnë në festën e beqarisë të Emës dhe përfundon në një vilë në mes të pyllit, në praninë e vajzës që e e ka bullizuar ne shkollë dhe me një mendje për të marë hak.
Flet për një treshe të rinjsh të zonës Bay, Ben Tanaka, Miko Hayashi dhe Alis Kim teksa lundrojnë në një sërë marrëdhëniesh ndër-personale ndërsa përshkojnë vendin në kërkim të lidhjes ideale.
Jeta e qetë e një të moshuari kthehet përmbys kur në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij rrëzohet një UFO. Ndërkohë që miqësohet me jashtëtokësorin e mistershëm, gjërat filojnë të ndërlikohen kur fqinjët e tij e zbulojnë dhe qeveria kërkon të ndërhyjë.
21-vjeçarja Ever Wong, e cila dërgohet nga Ohio në Taipei për të studiuar Mandarin për verën, e gjen veten të kapur në atë që quhet "Varka e Dashurisë".
Barbi dhe Ken dëfrehen në botën plot ngjyra dhe në dukje të përsosur të shtetit të Barbive. Megjithatë, kur ata kanë një mundësi për të shkuar në botën e vërtet, ata zbulojnë gëzimet dhe rreziqet e të jetuarit mes njerëzve.