FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE DHE NUDITET! NDALOHET PER SHIKUES NEN 18 VJEC! Ndërsa kërkonte një apartament në Londër për të dashurin e saj venecian, Karla merr me qera një apartament me pamje nga Thames. Atje ajo takohet me agjenten e pasurive të patundshme super të eksituar dhe lesbike, Moirën.
Krimet e tij ishin tronditëse, stili i jetës ishte tërheqës dhe reputacioni i tij ishte legjendar.
Bazuar në histori të vërtetë, Angel of Evil rrëfen ngritjen dhe rënien dramatike të një prej bandave më famëkeqe dhe karizmatike të Italisë,
Renato Villanzasca.
Frymëzuar nga historia e jashtëzakonshme e Elisa Xhirotos. Gruas, që bëri gjithçka, që ti linte vajzës
18 dhurata për ditëlindjet e saj, pasi zbuloi që nuk do mund të kalonte shumë kohë me të.
Një oficer i nderuar policie, shkon të takojë një mëngjes, mikun e tij më të mirë që
është edhe prokuror. Po atë mëngjes, prokurori gjendet i vrarë dhe oficeri i policisë është personi
i fundit që e ka parë të gjallë.
Një bandë djemsh adoleshentë kërcasin rrugët e Napolit të armatosur me armë në ndore dhe AK-47 duke pritur ofertat e bosëve të tyre, e duke u ndeshur me bandat e tjera të Napolit.
Një ultras i skuadrës së Napolit, përballet me realitetin e së shkuarës së tij, duke u përpjekur t'i japë vetes, por edhe një ndjekësi të tij të ri, një të ardhme ndryshe.
Martin Eden është një djalë i ri i varfër dhe punëtor që nis rrugëtimin e tij të dijes për t'u bërë shkrimtar dhe për të marrë një pozicion në elitën shoqërore, por përballet me rrethana të vështira politike, ekonomike dhe sociale.
(Bazuar në ngjarje të vërteta) Jeta reale e Tomaso Busketës, i quajtur ndryshe "bosi i dy botëve", i cili i bë informatori i parë i mafies, në Sicilinë e viteve 80'.
Oskari vjen në jetë gjatë një nate me stuhi dhe ai ishte i jashtëzakonshëm. Mund të fluturonte. Mamaja dhe gjyshja arratisen me fëmijën dhe mundohen ta fshehin nga sytë e botës për shumë vite.
Lazaro, një punëtor i ri zemërmirë dhe Tankredi, një fisnik i ri, i mallkuar nga imagjinata e tij, formojnë një lidhje të pazakontë kur Tankredi i kërkon Lazaros ta ndihmojë të thurin rrëmbimin e tij.
Është viti 1943. Lufta e Dytë Botërore po djeg Evropën. Në Nju Jork, Arturo dhe Flora janë të dashuruar, por ajo i është premtuar për martesë djalit të një shefi mafioz. E vetmja mënyrë për t’u martuar me Florën, është që Arturo të marrë lejen nga babai i saj, i cili jeton në një fshat në Siçili. Arturo nuk ka para, kështu që për të ardhur në Siçili atij i duhet të regjistrohet në ushtrinë amerikane, e cila po përgatitet për zbarkimin në ishull.
Një profesor universiteti e gjen veten papunë për shkak të mos financimit të kërkimit të tij shkencor. I gjendur ngushtë, me mjaft pagesa për të bërë, ai ndërmerr një vendim drastik, do të përdor zbulimin tij për të prodhuar një drogë të pastër e të ligjshme. Krijon me miqtë e tij profesorë një bandë shpërndarësish droge. Fillimi do të jetë emocionues, por situata do tu dalë jashtë kontrollit.
Ka kaluar një vit që kur banda e Pietro Zinit u arrestua për prodhim dhe shpërndarje droge. Tani, një kërcënim i ri detyron Pietron dhe bandën e tij të arratisen nga burgu për të parandaluar një ngjarje me përmasa katastrofale.
Një histori e bazuar në realitet, kjo është komedia e zezë e 20 viteve histori të Siçilisë nga vitet 70 deri në vitet 90' me prezencën e mafias dhe bosit Toto Rina që urdhëron një seri vrasjes të heronjve antimafia. Historia fokusohet tek një djalosh të rritur në Palermo i cili mundohet të fitojë dashurinë e vajze të quajtur Flora.
Kjo është historia e një familje kriminale nga Kalabria, aty ku “vendeta” (gjakmarrja) është ende gjallë. Tre vëllezër, bij të një bariu të vrarë, janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Luixhi, tregtar ndërkombëtar droge, Roko, biznesmen i klasës së mesme dhe Luçano, që bën jetën e heshtur të një bariu... Kur njëri nga vëllezërit bëhet pre e vendetës, jetët e tyre do të tronditen, pa kthim pas.
Një familje e madhe, të afërm që takohen shpesh e të tjerë më rrallë, mblidhen të gjithë për të festuar përvjetorin e 50-të të martesës së gjyshe Albës me gjysh Pietron në një vilë madhështore, në ishullin ku ata jetojnë. Për shkak të motit të keq ngelen të bllokuar në ishull dhe dëshira për të ndenjur me njëri-tjetrin fillon të zbehet.