Një lord skocez bindet nga një treshe shtrigash se do të bëhet Mbreti i ardhshëm i Skocisë dhe gruaja e tij ambicioze e mbështet atë në planet e tij për të kapur pushtetin.
Historia e kampionit të boksit të paraluftës Tadeusz "Teddy" Pietrzykowski, i cili në vitin 1940 mbërrin me transportin e parë të të burgosurve në kampin e përqendrimit të sapokrijuar të Aushvicit.
Në 1636, Dinastia Qing sulmon Joseonin.Mbreti Injo detyrohet të tërhiqet në Fortesën malore të qytetit Namhansanseong.Ata janë të izoluar nga bota jashtë.Ndërkohë që në oborrin mbretëror ka përplasje mes ministrave në lidhje me zgjidhjen e kësaj situate. Të gjendur përpara një zgjedhje të vështirë dhe një të ftohti të acarë, çfarë do të vendosi mbreti Injo?
Në vitin 1952, çifti i famshëm i Hollivudit Lucille Ball dhe Desi Arnaz përballen me pengesa personale dhe profesionale që kërcënojnë karrierën e tyre, marrëdhënien e tyre dhe shfaqjen e tyre të suksesshme televizive.
Në vitin 1937, Japonia pushtoi Nanjingun, kryeqytetin kinez. Ndodhi një betejë dhe mizori të mëvonshme kundër banorëve, veçanërisht atyre që u strehuan në Zonën e Sigurisë Ndërkombëtare.
KUJDES! FILMI NDALOHET PER SHIKUES NEN 18 VJECARE! PERMBAN TEMATIKA TE FORTA DHE NUDITET!
Një murgeshë e shekullit të 17-të në Itali vuan nga vizione shqetësuese fetare dhe erotike. Ajo ndihmohet nga një tjetër motër me të cilën shoqërohet dhe marrëdhënia mes dy grave kthehet në një lidhje dashurie romantike.
Artisti anglez Luis Uain u bë i njohur në fund të shekullit të 19-të për pikturat e tij surreale të maceve që duket se pasqyronin shëndetin e tij mendor.
Historia e vërtetë e lindjes së legjendës "Winnie-the-Pooh", që solli lumturi për fëmijët e botës, por shumë vuajtje e trishtim për atë që e inicioi atë, Kristoferin. Një film që tregon se suksesi i jashtëzakonshëm, jo gjithmonë është burim lumturie... Ngjarjet mes katër personazheve kryesore, çiftit Milne, djalit të tyre dhe dados së tij të dashur, do të marrin një rrjedhë që nuk e kishte parashikuar askush...
Në Kinën mesjetare, në kohën e tiranisë së Dinastisë Jin, Xin Qiji merr armët së bashku me bashkëfshatarët e tij për të rrëzuar Perandorin nga froni dhe për të bashkuar Kinën.
Agjentë ndërkombëtarë dhe etiopianë guximtarë përdorin një hotel të braktisur në Sudan si një maskim në mënyrë që të dërgojnë me mijëra refugjatë në Izrael në fillim të viteve 1980.
I përndjekur nga e kaluara e tij, një trajner futbolli i devotshëm drejton një ekip jetimësh, gjatë epokës së depresionit dhe frymëzon një komb përgjatë rrugës.
Filmi është bazuar në një histori të vërtetë gjatë luftës së dytë botërore. Familja Zabinski drejtonte një kopsht zoologjik në Varshavë, kur nisën bombardimet gjermane. Nga kujdestarë kafshësh, misioni i tyre në këtë pikë u kthye të shpëtonin hebrenjtë nga duart e gjermanëve.
Maria Altman, një grua tetëdhjetëvjeçare hebrenje trondit shtetin Austriake kur vendos të rimarr veprat e artit që ajo beson që i përkasin familjes së saj.
Në Kinën e lashtë, një djalosh i ri ëndërronte të bëhej Gjeneral i Madh i mbreterisë së Kinës. Lufta mes vëllezërve do përgjakë fushëbetejën. Fundi sjell ndryshimin e historisë së Kinës.
Deri në shekullin VII fiset arabe jetonin të ndara. Pas lindjes së islamit Muhamedit s.a.v.s (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i erdhi meleku më i dashur i Allahut, i cili bëri thirrje atij ta udhëheq popullin e Mekës dhe t’iu bëjë me dije që ta adhurojnë vetëm atë, por Muhamedit s.a.v.s ju desh të largohet nga Meka drejt Medinës, të marrë armët dhe fuqinë për ta çliruar Mekën nga organizimet fisnore të arabeve.
Profesori Paul Langford dhe vajza e tij Katerin janë ende duke u ndeshur me misteret e reliktit antik që zbuluan në shkretëtirën egjiptiane.
Duke kërkuar ndihmën e dy ushtarëve, Katerin duhet të shpëtojë Tokën nga një errësirë e paimagjinueshme.
Një histori e vërtetë e cila përshkruan sfidat që ushtarët afro-amerikanë duhet të përballojnë në fillim te Luftës së Parë Botërore. Revolta kundër epërsisë së njerëzve te bardhë krijon Lëvizjen e të drejtave civile gjatë viteve 50-60.
Në vitin 1917 Ip Man erdhi për herë të parë në Hong Kong për të studiuar, por jeta e tij paqësore në kampus u prish papritur. Një situatë tronditëse pengmarrje ndodhi ditën kur shkolla zhvilloi një konkurs të fjalimit në anglisht.