Kjo është historia e një ushtari trim indian - kapitenit Vikram Batra, i cili u bë i famshëm gjatë Luftës së Kargilit në 1999. Shpirti e tij i paepur dhe guximi i tij i patundur në ndjekjen e ushtarëve pakistanezë jashtë territorit indian, kontribuan jashtëzakonisht shumë në Indi, duke fituar përfundimisht Luftën e Kargilit në 1999.
Naman, Roni dhe Berni, tre studentë nga skuadra e kuiceve gëzohen kur marrin vesh se do shkojnë në Kalkutë për një konkurs sepse shpresojnë që aty do humbin virgjërinë.
Një natë, ndërsa punonte në Qendrën e Thirrjeve të Urgjencës të Policisë në Mumbai, oficeri i policisë Nikhil Sood merr një telefonatë nga një grua histerike që dëshiron të bëjë vetëvrasje. Edhe pse përpiqet ta shpëtojë, Nikhil nuk e ka idenë se kjo do ta çojë atë në rrezikimin e familjes së tij, pasi të vërtetat e errëta që ai ka fshehur kërcënojnë të shkatërrojnë parimet e tij dhe gjithçka që ai do.
Nën hetimin si e dyshuar për vrasjen e burrit të saj, një grua zbulon detaje të martesës së tyre problematike, duke e bërë akoma më të paqartë çështjen.
Një e kaluar e mbushur me krim, vdekje dhe dhimbje i tregohet Freddy, një kriminel i mitur, i cili është caktuar të eliminojë xhaxhain e tij të larguar Sulaiman, një patriark i plakur, ndërsa ishte prapa hekurave
Një film aksion, dramë dhe romancë, i bazuar në jetën e një mundësi dhe praktikuesi artesh marciale Sultan Ali Khan, dhe arenës tradicionale ku ai merr pjesë, Haryana.
Kur një adoleshente në Indinë rurale zbulon një pasion për skejtbordin që i ndryshon jetën, ajo përballet me një rrugë të ashpër ndërsa ndjek ëndrrën e saj për të garuar.
Pasi mundi gangsterin e tmerrshëm Gani Bai, ACP Rajver Shikauat, i njohur ndryshe si Radhe,
niset në një kërkim për të gjetur njeriun më të pasur të qytetit, që drejton fshehurazi një sindikatë krimi.
Komploti rrotullohet rreth tre të burgosurve. Ata, lirohen dhe mendojnë një jetë të lumtur jashtë. Por, gjërat marrin tjetër drejtim dhe sjellin telashe. A mundet të gjejnë lumturi dhe dashuri tani?
Një prift dhe një oficer policie po përpiqen të zgjidhinnjë sërë vetëvrasjesh misterioze.Ndërsa hetimi i tyre mbyllet,ata zbulojnë një krim tjetërme pasoja edhe më të largëta.
E ve menjëherë pas martesës, një grua e re përballet me paaftësinë për t'u ndjerë e pikëlluar, me të afërm të çuditshëm dhe një zbulim befasues për burrin e saj të ndjerë.
Një udhëtim në botën e dy të dashuruarve ndërsa të dy familjet e tyre janë shkatërruar për hir të hakmarrjes dhe pushtetit dhe një vështrim se si ata ngrihen nga ajo gropë e epshit të gjakut dhe dëshpërimit, së bashku.
Duke u rrotulluar rreth të burgosurve në burg, të cilët lëngojnë nëpër burgje ndërsa presin një gjykim, filmi ndjek Surya Prakash i cili kapet në një situatë të ngjashme ndërsa ishte në gjyq për vrasjen e një njeriu të fuqishëm.
Një hajdut famëkeq bën aleancë me garuesa rruge për një grabitje të madhe që përfshin një lojë të hollësishme mashtrimi me autoritetet, të cilët kanë sekretet e tyre të ndyra.
Një hetim i vrasjes e çon policinë në një foto të një të dyshuari, por kur dy burra gjenden me fytyra që përputhen me foton, çështja bëhet dyfish e ndërlikuar.
Suraxhi është një gangster që ngarkohet nga i ati me detyrën e rrëmbimit të vajzës së Shefit të Policisë, duke e mashtruar atë se është një oficer që po e merr nën mbrojtje me urdhrin e shefit, duke qenë se jeta e saj është rrezik. Gjatë dy javëve që qëndrojnë së bashku, dashuria e tyre forcohet dita-ditës dhe pavarësisht zhgënjimeve, pengesave e faktit që i përkasin dy botëve të kundërta, a do të zgjedhin ata të kthehen në vendet përkatëse ku ndihen vetvetja apo do të ndërmarrin një udhëtim plot sakrifica, tolerancë e besnikëri për të ndërtuar një jetë të re ku të kundërtat mësojnë të bashkëjetojnë, duke iu përulur madhështisë dhe forcës së dashurisë.
Një grua e talentuar, por e pasigurt në vetvete, do të nisë një përvojë transformuese kur një mashtrues enigmatik e ndihmon atë të marrë mbrapsht makinën e saj të vjedhur nga një bandit nga Mumbai.
Kur një beqar i betuar që ka kaluar rininë e tij duke predikuar kundër martesës dhe dashurisë, ndryshon mendje dhe vendos të martohet, ai detyrohet të përballet me tërë njerëzit që ndiqnin idetë e tij dhe t’i bind për të kundërtën.
Rohani dhe Sani janë miq të mirë fëmijërie. Sani shkon për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të vogël të Rohanit, në Mbretërinë e Bashkuar. Djemtë e shikojnë këtë si një mundësi për tu takuar dhe argëtuar së bashku për një javë.