Që në fëmijëri, Jojo dhe Paula kanë qenë të pandara. Kur Jojo bie në dashuri, Paula bën gjithçka që mundet për të ndaluar Jojon të bëjë gabimin më të madh të jetës së saj,të martohet.
Lena 17-vjeçare bie në dashuri me Evën, të dashurën e re të vëllait të saj të madh. Me shumë dialogje të mprehta, "Midis verës dhe vjeshtës" tregon historinë se si dy njerëz afrohen ngadalë me njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin në kërkim të dashurisë. Filmi përshkruan një tablo të dy vajzave të reja të kapura mes pasigurisë së tyre dhe dëshirës së tyre për një lidhje dhe një vend në botë.
Dy hajdutë arti kanë vjedhur “Katrorin e Zi”, veprën e famshme të piktorit rus Kasimir Malevich. Ata planifikojnë të takojnë klientët e tyre në një anije turistike për të dorëzuar artin e grabitur. Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë sipas planit.
Historia e kampionit të boksit të paraluftës Tadeusz "Teddy" Pietrzykowski, i cili në vitin 1940 mbërrin me transportin e parë të të burgosurve në kampin e përqendrimit të sapokrijuar të Aushvicit.
Në vitin 1945, një grup hebrenjsh të mbijetuar të holokaustit planifikuan të helmonin
sistemin e ujit në Gjermani.
Filmi tregon operacionin sekret të rrezikshëm dhe të guximshëm që u quajt - Plani A.
Duke rrezikuar familjen dhe të ardhmen e tij, një bankier në Amsterdamin e pushtuar nga nazistët ngadalëson makinerinë armike duke krijuar një bankë të fshehtë që mbështet rezistencën.
Historia e Riphagenit, një tradhtar dinak holandez gjatë Luftës së Dytë Botërore, që ndihmoi nazistët të mblidhnin hebrenjtë,
duke vjedhur thesaret e tyre për veten e tij. Ai shkatërroi grupet e Rezistencës, duke i bërë shumë njerëz që ndoqën drejtësinë pas luftës të dukeshin si budallenj.
Aftësitë në boks të Fridrih e çojnë atë në një shkollë elitare naziste në një kështjellë në vitin 1942. Ai regjistrohet kundër dëshirës së babait të tij pasi shpreson për një të ardhme më të mirë. Por nuk është ajo që ai priste.
Një grua me një sëmundje misterioze kalon një tmerr kur nxjerr në pah anën e saj të rrezikshme teksa një grup terroristësh rrëmbejnë avionin dhe e marrin nën kontroll gjatë një fluturimi transatlantik natën.
Bashkëshortja dhe fëmijët e një shpërndarësi droge të cilët janë ne dijeni te punës se tij te piste, bëjnë një jetë luksoze deri në kohën që biznesi i tij merr për ters. Me përpjekjen e të shoqes për të mbrojtur fëmijët, ai largohet nga biznesi dhe rrezikon me shume se jetën e tij...
Hendrik, një 16 vjeçar të cilit i duhet të largohet nga qyteti për të jetuar në një fshat në jug të Austrisë, së bashku me nënën dhe vëllanë e tij, Edin. Duke qenë se banorët e zonës përhapin fjalë se shtëpia ku ata po qëndrojnë është e pushtuar nga fantazmat, Hendrik përpiqet të zbulojë sekretin e asaj shtëpie.
Të detyruara së bashku nga fati dhe një grabitje diamantesh e ekzekutuar keq, kriminelja profesioniste Mel dhe pengu i saj Franziska, janë në një garë me kohën. Shpejt, të ndjekura nga një detektive e pamëshirshëme dhe bota e pangopur e Berlinit, çiftit të mospërputhur nuk u mbetet gjë tjetër veçse të punojnë së bashku.
Stefan dhe Kai takohen përsëri pas disa vitesh. Stefan është bërë një avokat i suksesshëm në Dubai ndërsa Kai ka mbetur në qytetin e tyre të lindjes. Kai ka probleme me marrëdhëniet me nejrëzit dhe po përpiqet shumë të komunikojë me thjeshtrin e tij që po has telashe serioze me disa shitës droge. A mund t'i zgjidhin problemet Kai dhe Stefan? Po me mikun e tyre të vjetër Frank, çfarë ndodh?
Një grua gjermane me origjinë turke lufton për të arritur jetën që ëndërron. Pasi përballet me kundërshtimin dhe kërcënimet e familjes së saj, ajo vendos të largohet për të realizuar qëllimin e saj.
Ndërsa forcat Aleate kalojnë nëpër Gjermani, Lore drejton vëllezërit e motrat e saj në një udhëtim që i ekspozon ata ndaj së vërtetës së besimeve të prindërve të tyre. Një takim me një refugjat misterioz e detyron Loren të mbështetet te një person që ajo gjithmonë është mësuar ta urrejë.
Në mbrëmjen e diplomimit, një grup miqsh që nga fëmijëria, marrin të njëjtin mesazh në telefon: “Pas tre ditësh, do të vdesësh”. Ata mendojnë se është një shaka pa kripë, derisa njëri prej tyre, gjendet i vdekur në liqen.
Një dyshe kriminale kundër patriarkalizmit. Bonnie and Bonnie paraqet zhvillimin e miqësisë së vërtetë mes dy femrave të forta (një shqiptare dhe një gjermane) dhe të pavarura, të vendosura për të lënë gjurmët e tyre në botë.