Një e keqe e tmerrshme është shfaqur. Ujqërit ulërijnë edhe një herë, por vetëm një njeri ujk si Skot Mekolli, mund të mbledhë aleatë të rinj dhe të ribashkojë miq të besuar për të luftuar kundër armikut më të fuqishëm dhe më vdekjeprurës.
Një histori Hirusheje: në pyjet e dendura nga bora, heroina lufton kundër njerkës së saj të keqe për ëndrrën e saj për të takuar princin e bukur. Ky është një udhëtim befasues me gjuajtje të shkëlqyera me hark dhe një ballo e mrekullueshme pallati.
Sofia dhe Egi e gjejnë veten në anët e kundërta të një beteje
epike kur ato shkojnë në një shkollë të magjepsur.
Ku heronjtë dhe djajtë janë të trajnuar
për të mbrojtur ekuilibrin midis së mirës dhe së keqes.
Pas pasojave të një lufte, një vajzë e re që përdorej si 'mjet' për luftë, mësoi të jetonte.
Me plagët e djegieve, ajo kthehet në të kaluarën e saj për të ndjerë ndjenjat e vërteta të dashurisë së oficerit.
Në Kahndakun e lashtë, Teth Adamit iu dhanë fuqi të mbinatyrshme. Pasi i përdori këto fuqi për hakmarrje, ai u burgos. Kanë kaluar afro 5000 vjet dhe Adami është shndërruar në mit, në legjendë. Tani që është i lirë, forma e tij unike e drejtësisë, e lindur nga zemërimi, sfidohet nga heronjtë e ditëve moderne që formojnë Shoqërinë e Drejtësisë...
Pasi çliroi Bagdadin nga sundimtari i tij i tmerrshëm, Aladini vonon martesën e tij me princeshën derisa një diktator i ri vjen për të marrë nën kontroll qytetin dhe për t’u martuar me princeshën e tij...
Sherifi Roi Pilsifer nuk është shumë i emocionuar pasi vritet gjatë një grabitje nga një bandë lokale, por ka një shans të dytë të kthehet në tokë pasi rekrutohet nga R.I.P.D (Departamenti i Prerjes në Paqe). Duke u munduar të hakmerret për vdekjen e tij, duhet të shpëtojë njerëzimin kur porta e Ferrit që hapet dhe kërcënon të gjithë botën.
Juta Okotsu, një nxënës shkolle të mesme i cili kontrollon një shpirt me mallkim të veçantë, hyn në shkollën e mesme të magjistarëve Xhuxhutsu në Tokio që ta ndihmojnë të kontrollojë fuqinë e tij dhe ta mbajnë nën vëzhgim.
Drama përqendrohet në tre persona - një punëtor amerikan, një gazetare franceze dhe një djalosh londinez - të tre të prekur nga vdekja në mënyra të ndryshme. Por ajo që i lidh është më e fortë se aq.
Dy vajza të reja i kthejnë aksidentalisht Motrat Sanderson në Salem-in e sotëm dhe duhet të kuptojnë se si t'i ndalojnë shtrigat e uritura për fëmijë që të bëjnë kërdi në botë.
Porta e kohës hapet midis shpatarit, që kërkon të kapë shpatën legjendare hyjnore në fund të Dinastisë Goryeo dhe atyre që i janë vënë pas një të burgosuri alien, kyçur brenda trupit të një njeriu, në vitin 2022.
Kur një figurë misterioze fillon të shënjestrojë Alkimistët e Shtetit për mëkatet e tyre kundër Zotit, Alkimisti Eduard Elrik dhe vëllai i tij Alphonse janë më të pambrojturit, ndërkohë që homunkulët fillojnë të shfaqen edhe një herë.
Eshlin e njohin si femrën më me fat në botë. Ajo ka një jetë fantastike deri në çastin që puth një djalë të panjohur... Më tej gjithçka kthehet në ferr.
Një baba punëtor, jakë blu, i cili thjesht dëshiron t'i sigurojë një jetë të mirë vajzës së tij 8-vjeçare të zgjuar. Puna e tij e zakonshme e pastrimit të pishinave
në Luginën e San Fernandos është një mbulim për burimin e tij të vërtetë të të ardhurave: gjuetia dhe vrasja e vampirëve.
19-vjeçarja Mirta vdes nga mbidoza e drogës me të dashurin e saj Robinin. Më pas ajo ringjallet e vetme dhe zbulon se, për të vazhduar të jetojë, duhet të ushqehet me njerëz të gjallë.
Ella është nën efektin e një magjie për të qenë vazhdimisht e bindur, një fakt që ajo duhet ta fshehë nga familja e saj e re në mënyrë që të mbrojë princin, mikun e saj me të cilin ajo bie në dashuri.
Kur një princeshë refuzon të martohet me një sociopat mizor, ajo rrëmbehet dhe mbyllet në një kullë të lartë. Duke luftuar burrin që synon të marrë fronin e babait të saj, princesha duhet të mbrojë familjen e saj dhe të shpëtojë mbretërinë...
Muaj pas luftimeve të përgjakshme që lanë pas mijëra të vdekur në llogore. Jan Lozano,
kapiten i Brigadës së Pestë ka rënë rob nga toga e kundërshtarit së bashku me një shofer të ri
teksa po kryente një mision që i ishte besuar. Mundësia për të vdekur i ekzekutuar së shpejti
do të kapërcehet kur të shfaqet një armik i ri i panjohur.
Të dyja palët rivale duhet të bashkohen dhe të lënë mënjanë urrejtjen e tyre reciproke në mënyrë që të mbijetojnë.