Aurora e ka ditur gjithë jetën nga nëna e saj se aftësitë mbinjerëzore që ato zotërojnë i bëjnë ato të rrezikshme. Në një natë fatale Aurora do të zbulojë nëse nëna e saj po tregonte të vërtetën apo jo.
Ndërkohë që një forcë e frikshme dhe misterioze përhapet tek njerëzimi, një kërcënim tjetër i lig endet duke vrarë e duke terrorizuar ata që guxojnë të kundërshtojnë profetët e rremë që flasin në emër të Zotit
Noa Diaz është një ish-mekanik ushtarak që lufton për të gjetur një punë të re pasi la ushtrinë. Kur fillon të humbasë shpresën pas një interviste të dështuar, ndërkohë që duhet të kujdeset për vëllanë e sëmurë, ai vendos të bëjë një punë sa për të fituar para. Por, kjo punë e përball me një botë që nuk besonte kurrë se ekzistonte...
Ky është një film i frikshëm, goditës, emocionues, i zymtë, dhe me përfundim befasues. Filmi tregon për një aeroplan i cili kaplohet nga një virus misterioz. Kur avioni ulet, vendoset në karantinë dhe të mbijetuarit duhet të bashkohen për t'i mbijetuar karantinës.
Një grup miqsh fillojnë të përjetojnë gjëra të çuditshme në qytetin e tyre.
Ata e kuptojnë se alienët kanë pushtuar qytetin dhe duhet të gjejnë një mënyrë për t'i mbijetuar sulmit të tyre.
Çarlsi është një donzhuan, ndërsa Ileina rend pas parasë. Të dy mësojnë si të jenë njerëz kur detyrohen të bëhen bashkë e të ndjekin kopjet e tyre robotë.
8 Gusht, historia e jashtëzakonshme e një gruaje me probleme në punë, në jetën personale, me nënën dhe një fëmijë që kërkon vëmendje të vazhdueshme. Sikur nuk i mjaftonin këto, tani asaj i duhet të shpëtojë djalin e saj nga një zonë konflikti ushtarak.
Meredith, njeriu artificial, caktohet si shoqëruese e të veut të pikëlluar Uilliam, ajo është krijuar të sillet si gruaja e tij e ndjerë. Por në luftën për t'i dhënë fund shfrytëzimit të IA, një organizatë përpiqet të sabotojë programimin e saj.
Një baba që punon në stacion hapësinor duhet të shpëtojë vajzën e tij 15-vjeçare pasi një meteor godet Tokën, duke përdorur vetëm telefona satelitorë dhe kamera.
Një ekip agjentësh specialë zbulojnë një program të ri kompjuterik që përdoret për të futur në kurth dhe për të kapur grabitqarët në internet. Pasi u bashkuan me zhvilluesin e programit, ata shpejtë zbulojnë se Inteligjenca Artificiale po përparon me shpejtësi përtej qëllimit të saj origjinal.
Në vitin 2063, bota është e shkatërruar për shkak të katastrofave natyrore dhe vetëm dy kontinente kanë mbijetuar. Në mes të oqeanit, katër ushtarë bëjnë roje në një kullë, duke mbrojtur atdheun e tyre nga pushtimi i një armiku që nuk e kishin parë kurrë. Por, a do mbijetojnë dot atje, në mes të hiçit dhe pa asnjë kontakt?
I vendosur në të ardhmen e afërt, një humanoid kërkon një haker global për të hequr të gjitha kufizimet në mendimet dhe aftësitë e tij, duke shkaktuar një kryengritje A.I dhe një gjueti qeveritare për të eliminuar rritjen e ndërgjegjes.
I ndjekur nga një kriminel hakmarrës, federalët dhe një bandë e ushtarëve nga jashtë planetit, një ish i dënuar dhe një vëlla adoleshent i adoptuar, detyrohen të shkojnë në arrati me një armë me origjinë misterioze, si mbrojtja e tyre e vetme.
Një adoleshente rebele dyshon se babai i saj nuk ka vdekur, por është rrëmbyer. Ajo është e vendosur të zbulojë të vërtetën me ndihmën e një shoqate UFO-sh.
Në orbitën e një planeti në prag lufte, shkencëtarët testojnë një pajisje për të zgjidhur krizën e energjisë dhe përfundojnë ballë për ballë me një realitet të errët.
Një grua lufton të mbijetojë e vetme pas një epidemie misterioze që ka vrarë pjesën më të madhe të shoqërisë dhe e ka detyruar atë të futet thellë në shkretëtirën që s'të fal.
Një grup ndërkombëtar kërkimorësh ngazëllehen shumë kur zbulojnë një gjë të jashtëzakonshme në Antarktidë. Shumë shpejt ngazëllimi i tyre kthehet në frikë kur ata kuptojnë se eksperimenti i tyre ka çliruar një gjë misterioze nga akulli. 'Gjëja' përhapet si epidemi, pasi ajo mund të imitojë çdo organizëm që ajo prek. Pjesëtarët e grupit duhet ta izolojnë për të mos u përhapur, por a do arrijnë ata ta izolojnë? Shikoni filmin për më tepër...
Një gazetare televizioni dhe kameramani i saj janë bllokuar brenda një ndërtese të karantinuar nga CDC-ja
(Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve), pas shpërthimit të një virusi misterioz
që i kthen njerëzit në vrasës të etur për gjak.