Dy vjet para se të lindte Helena, Marsh King rrëmbeu nënën e saj dhe ajo e kaloi fëmijërinë e saj në robëri. Tani, e bindur se ai do të përpiqet të marrë vajzën e saj, Helena vendos të manovrojë burrin që i mësoi gjithçka që di, për të mbijetuar në një vend të shkretë.
Për të nderuar dëshirën e fundit të shoqes së saj të ngushtë, një vajzë që vuan nga krizat e ankthit, përballet me frikat e saj më të mëdha në jetë dhe synon... të gjejë dashurinë e saj.
Marko, Tato, Serena dhe Leo janë katër miq të ngushtë e te pandashëm, të gatshëm ta mbrojnë njëri-tjetrin nga shokët e klasës që i ngacmojnë.
Secili prej tyre ndihet i lënë pas dore në familje.
Në festën e ditëlindjes së Markos, të katër shokët shprehin një dëshirë që do t'iu ndryshojë tërësisht jetët.
Zhyli lufton e vetme për të rritur dy fëmijët në fshat dhe për të mbajtur punën e saj në një hotel parizian. Kur më në fund arrin të lërë një intervistë pune për një pozicion që korrespondon me aspiratat e saj, shpërthen një grevë e përgjithshme, që paralizon transportin. Ekuilibri i brishtë i jetës së saj lëkundet fort, kur do t’i duhet të luftojë kundër fundosjes...
Ngjarjet rrotullohen rreth brigadierit Balram Singh Mehta i skuadrës së tankeve të Kalorësisë 45 i cili luftoi në frontin lindor gjatë luftës Indo-Pakistaneze të vitit 1971 së bashku me vëllezërit e motrat e tij.
I stërvitur nga një ekip vrasësish shumë të zotë, një vrasësi të ri i caktohet misioni i parë dhe e gjen veten të ngatërruar në një intrigë politike të planifikuar prej vitesh.
Një ushtar i ri holandez i vendosur për të shtypur përpjekjet për pavarësinë e pas Luftës së Dytë Botërore në koloninë holandeze të Indonezisë, e gjen veten të ndarë mes detyrës dhe ndërgjegjes kur bashkohet me skuadrën elitare të një komandanti gjithnjë e më të pamëshirshëm.
Një studente kolegji e çuditshme që shfrytëzon mundësine për të forcuar popullaritetin e podkasitit të saj ‘krimi i vërtetë nën radar’ duke hetuar zhdukjen e shokut të klasës.
Teksa vazhdon krijimi i inteligjencës artificiale, një bombë sjell fillimin e luftës mes robotëve dhe njerëzve teksa agjenti i veçantë Xhoshua vendoset në mes të luftës pasi kërkon krijuesin misterioz me emrin Nirmata.
Një arkitekt i njohur takon një grua të re me shumë histori për të treguar. Megjithatë, takimi i tyre në dukje i pafajshëm kthehet gradualisht në diçka më të keqe.
Një i moshuar që është në prag të vdekjes shikon fantazmat e së shkuarës dhe përjeton edhe një herë jetën e tij duke ndjerë pendesë për braktisjen e fëmijëve.
Një veteran i Luftës së Dytë Botërore ikën nga azili në Irlandën e Veriut dhe nis një udhëtim të mundimshëm por frymëzues në Francë për të marrë pjesë në 75 vjetorin e zbarkimit të D-Day, duke gjetur guximin për t'u përballur me fantazmat e tij të së kaluarës.
Viktimë e një komploti që ka rezultuar në burgimin e tij në një burg të Afrikës Qendrore për dy vjet, një agjent sekret francez mbërrin në Paris për të larë hesapet.
Dumb Money është bazuar në historinë e vërtetë e të çmendur të njerëzve të zakonshëm që ndryshuan skenarin e Wall Street-it dhe u pasuruan, duke e bërë GameStop-in (dyqanin e videolojërave nëpër qendra tregtare) kompaninë më të madhe në botë.
Ajo, një grua e suksesshme dhe nënë e një vajze të rritur, ndërsa ai, një i ri i pashëm në kërkim të shijimit të jetës. Diferenca 15-vjeçare mes tyre dhe dy botët e kundërta të cilave u përkasin, do ta testojnë seriozisht marrëdhënien e tyre.
Katër vite pas zhdukjes së bashkëshortit të saj dhe në prag të një martese të dytë, Ema merr një telefonatë nga bashkëshorti i zhdukur i cili nuk kishte vdekur dhe po kthehej në shtëpi, duke krijuar kështu një situatë të ndërlikuar për të tre personazhet kryesorë të kësaj drame dashurie.
Një detektiv në New Orleans, pas uraganit Katrina bën një sërë takimesh surreale me një trupë ushtarësh fantazmë të Konfederatës. Ndërkohë po heton serinë e vrasjeve të prostitutave lokale, një ekzekutim në vitin 1965, dhe biznesmenë të korruptuar vendas.
Ana dhe Rajan kanë gjetur dashurinë e vërtetë, dhe kjo vërtetohet nga një teknologji e re e diskutueshme. Ka vetëm një problem, pasi Ana ende nuk është e sigurt. Pastaj ajo merr një pozicion në një institut testimi dashurie dhe takon Amirin.
Një grua e fiksuar pas lojërave dhe motra e saj e larguar punojnë së bashku për të ndihmuar në mbulimin e borxheve të nënës së tyre në lojërat e fatit.