Ne verilindje te Kinës, herët para eres sonë, dinastia “Song”, ne vitin 986 para erës sonë. Ushtria Khitan hakmerret per një masakër qe kishte ndodhur në te kaluaren, duke rrembyer gjeneralin Yang Fe dhe duke e lënë gruan e tij dhe 7 djem per ta shpetuar atë, te cilet ranë ne gracken e tyre vdekjeprurese.
Në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oskar Schindler gradualisht fillon të shqetësohet për fuqinë punëtore të tij çifute, pasi përjeton persekutimet e tyre nga nazistët. Ky film mban vendin e 7-të në rënditjen botërore të filmave më të mirë! Fituesi i 7-të çmimeve Oskar dhe i 70 çmimeve të tjera.
Historia e jetës së Stiv Xhobs që nga braktisja e kolegjit dhe triumfi i tij në botën e teknologjisë duke u bërë një nga sipërmarrësit më të nderuar të shekullit të 20-të.
Truman Capote, gjatë hulumtimit të tij për librin e tij Gjaku i Ftohtë, në llogari të vrasjes së një familje nga Kansasi, shkrimtari zhvillon një marrëdhënie të ngushtë me Perry Smith, një nga vrasësit.
Seks. Para. Pushtet. Drogë. Nën drejtimin e regjisorit legjendar Martin Scorsese dhe interpretimin e shkëlqyer të Leonardo DiCaprio, vjen historia e vërtetë dhe skandaloze e Jordan Belfort, njeriu që nga këmbimi i stoqeve të vogla, u kthye në një supermilioner të pamoralshëm. Në fundin e viteve 1980, ai krijoi një perandori ku korrupsioni ishte mbret dhe më shumë nuk mjaftonte kurrë.
Ky film tregon historinë per mjeshtrin kinez te Arteve Marciale Huo Yuanjia (1869-1910). Huo Yuanjia ishte themelues dhe mësues shpirtëror i federates se sportit Jin Wu.
Historia e Sam Childers, i cili nga nje drogaxhi i rendomte kthehet ne nje besimtar te devotshem, dhe pas kesaj gjithcka fillon ti ece mire. Me pas niset ne nje mision ndihmes ne Sudan dhe duke pare masakrat qe ndodhin , fillon te ndihmoje femijet duke ndertuar jetimore , dhe duke marre armet per te luftuar kunder rrebelve…
Deri në cilën pikë mund të shkojë një burrë me dëshirën e tij për hakmarrje? Protagonisti i kësaj historie prekse, Uilliam Uollas, lufton deri në vdekje për të ndjekur qëllimet e tij: të hakmerret për gruan që do, të cilën ia vrau barbarisht një ushtar anglez dhe të ndjekë deri në momentet e fundit të jetës dëshirën e tij të çmendur për liri.